Dosja “Balluku”, SPAK e BKH kontrolle në banesa dhe zyra në Tiranë e Durrës

Gjykata e Posaçme (SPAK) ka firmosur disa urdhra kontrolli në kuadër të hetimit ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Një ditë më parë u mor vendimi për zgjatjen e hetimeve me 3 muaj për Ballukun dhe vartësit e saj. Pas këtij vendimi, mësohet se agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zbarkuar në banesa, zyra dhe ambiente të tjera në Tiranë e Durrës, me qëllim zbatimin e urdhrave të miratuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?