Dosja “Partizani”, nis gjyqi në GJKKO ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha

Nis seanca për dosjen “partizani” ku i pandehur është marrë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 personat e tjerë.

Gjykata njoftoi në seancë se ka rrëzuar kërkesën e Berishës e Malltezit për përjashtim të trupit gjykues.

Procesi do të drejtohet nga Elsa Ulliri me anëtarë Rudina Palloi e Bin Ndreca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se vetëm Jamarbër Malltezi është prezent nga të pandehurit, ndërsa të tjerët përfaqësohen nga avokatët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avokati i Berishës i drejtoi gjykatës një tjetër kërkesë për pavlefshmëri absolute të marrjes së Sali Berishës si të pandehur nga ana e SPAK dhe në të njëjtën kohë pavlefshmëri të njoftimit të akuzës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?