Drama e çiftit Rugani, Michela: Jam shtazënë. Kam frikë, jeta na tradhëtoi
Daniele Rugani ishte i pari futbollist në Serie A u prek nga COVID-19. Bashkë me të u infektua edhe partnerja e tij, Michela Persico. Kjo e fundit është shtatzënë në muajin e katërt dhe paniku te çifti është i madh.
Michela rrëfen për të përjavshen Chi se ka shumë frikë për shëndetin e engjëllit që mban në bark, edhe pse mjekët e kanë siguruar që nuk do ndikojë fakti që është me koronavirus.
“Nuk po arrij as të flas. Për momentin më duhet të kuptoj se çfarë do të ndodhë, shpresoj që virusi të mos ndikojë në shtatzaninë time. Mjekët më kanë siguruar se nuk do të kem probleme. Gjithsesi, kam shumë frikë, vendoseni veten në vendin tim.
Shtatzania duhet të ishte një moment gëzimi, por jeta na tradhëtoi. Jam e sigurt që do ringrihemi përsëri”, deklaron gruaja e mbrojtësit të Juventusit.