FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drejt përfundimit shëtitorja e re e Ksamilit, Rama: Transformohet një nga hapësirat më të frekuentuara të jugut

Shëtitorja e re e Ksamilit po shkon drejt përfundimit të punimeve, duke sjellë një transformim të rëndësishëm të një prej hapësirave publike më të frekuentuara në jug të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamje, shkruan se do të jetë një hapësirë publike e transformuar për banorët dhe për çdo vizitor që zgjedh jugun e Shqipërisë. “Drejt përfundimit Shëtitorja e re e Ksamilit. Një hapësirë publike e transformuar për banorët dhe për çdo vizitor që zgjedh jugun e Shqipërisë”.

Projekti përfshin sistemimin e plotë të shëtitores, shtimin e sipërfaqeve të gjelbra, ndriçimin modern, mobilimin urban dhe krijimin e ambienteve më funksionale për banorët dhe turistët. Investimi synon të përmirësojë cilësinë e jetës në zonë, si edhe të forcojë potencialin turistik të Ksamilit, një prej destinacioneve më të vizituara në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me përfundimin e punimeve, shëtitorja e re pritet t’u ofrojë banorëve dhe vizitorëve një mjedis modern dhe funksional për shëtitje e rekreacion, duke pasuruar më tej ofertën turistike të bregdetit shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?