Drejtësia restauruse, si rusull por jo hartë e Shqipërisë
Nga Genc Mlloja
"Drejtësia restauruese nuk është një hartë, por parimet e drejtësisë mund të shikohen si një busull që të tregon një drejtim. Të paktën, drejtësia restauruese është një ftesë për dialog dhe eksplorim". Kështu konkludon në veprën e tij studimore Howard Zehr me titull "Libri i Vogël i Drejtësisë Restauruese", i cili konsiderohet si një ndër themeluesit e kësaj lëvizje. Në një ndër komentet që bëhet për këtë ndërmarrje ajo konsiderohet ndër të tjera si përpjekje për drejtësi dhe vendosje paqe.
Sipas Howard, lëvizja e Drejtësisë Restauruese filloi si një përpjekje për të ri-menduar nevojat që shkakton krimi, si dhe rolet e nënkuptuara në krim. Procesi i Drejtësisë Restauruese përmbush nevojat e viktimës, të autorit të veprës penale dhe të bashkësisë, gjë që s’mund të arrihet nëpërmjet sistemit të drejtësisë penale.
Përmendëm Z. Howard se në fakt ishte një ndër figurat e kësaj fushe të cilës i janë referuar autorët e një studimi të kryer në kuadrin e projektit dyvjeçar “Zhvillimi Institucional i Drejtësisë Restauruese dhe i Ndërmjetësimit Viktimë-Kundërvajtës për të Miturit në Shqipëri”, i zbatuar nga organizata Save the Children dhe Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve”, me mbështetjen e Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Save the Children.
Edhe pse në hapat e parë në krahasim me shumë vende të tjera, sidomos ato perëndimore, kjo është një nismë relativisht e re dhe mund të themi se studimi i bërë brenda një harku kohor dy-vjecar hedh dritë me argumente mbi vecoritë e aplikimit të Drejtësisë Restauruese në Shqipëri si dhe cfarë është më e rëndësishmja cka është arritur në këtë fushë brenda kësaj kohe relativisht të shkurtër.
Si argument ndërmjetësimi është një alternativë e zgjidhjes së konflikteve me marrëveshje, me pëlqim, me falje. Në rast se palët nuk janë të kënaqura me pasojat e ndërmjetësimit, mund t’u drejtohen alternativave të tjera të zgjidhjes së konflikteve, si asaj gjyqësore, arbitrazhit, ankimit administrative etj. sikurse ngjet në të gjitha vendet e botës ku aplikohet. Pra cdo gjë është futur në shinat ligjore dhe sipas ligjit që parashikon drejtësia shqiptare për ndërmjetësim, ndërmjetësimi në fushën penale zbatohet për mosmarrëveshjet që shqyrtohen nga gjykata me kërkesën e të dëmtuarit akuzues ose me ankim të të dëmtuarit, sipas neneve 59 dhe 284 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në çdo rast kur ligji i veçantë e lejon atë.
Autorët e Studimit “Zhvillimi institucional i Drejtësisë Restauruese dhe i Ndërmjetësimit Viktimë-Kundërvajtës për të Miturit në Shqipëri” shpejtojnë të argumentojnë se ndërmjetësimi dhe drejtësia restauruese janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën, sepse janë pjesë e të njëjtit proces. Drejtësisë Restauruese duhet të synojë që ndëshkimi i të akuzuarit të luajë një rol riedukues dhe rehabilitues, për ta kthyer të akuzuarin, pas vuajtjes së dënimit, në një pjesëtar të qytetëruar të bashkësisë, që nuk do t’i rikthehet krimit dhe burgut. Drejtësisë Restauruese e vendos si viktimën, ashtu edhe shkelësin, në ndikimin e zgjidhjes së problemeve, duke u përqendruar në përmirësimin e raportit midis humbjeve materiale dhe humbjeve psikologjike.
Në fokus të studimit jane të miturit dhe të rinjtë e grupmoshës 14-18 dhe 19-21 vjeç, veçanërisht nga grupe vulnerabël në sistemin e paraburgimit, nga komuniteti rom, si dhe të mitur dhe të rinj në shkolla ku është zbatuar programi i ndërmjetësimit ndërmjet bashkëmoshatarëve.
“Është zgjedhur kjo kategori moshore, jo vetëm se kjo kategori është pjesë e programeve të Drejtësisë Restauruese, por edhe sepse ndërhyrja me anë të programit të Drejtësisë Restauruese, si proces edukimi, te kjo kategori pritet të jetë më e frytshme”, kanë argumentuar studjuesit shqiptarë në punën e tyre.
Studimi është realizuar në qytetet Tiranë, Vlorë, Durrës, Korçë, Elbasan, Shkodër dhe Lezhë. U përzgjodhën këto qytete, jo vetëm sepse gjeografikisht përfaqësojnë kontekstin shqiptar, por edhe sepse në këto qytete shërbimi i ndërmjetësimit dhe programi i Drejtësisë Restauruese ofrohet përgjatë një periudhe të konsiderueshme kohore, duke krijuar kështu një “terren” sociologjikisht të përshtatshëm për eksplorimin e çështjes në fjalë.
Disa fakte si u realizua studimi dhe të dhëna të studimit
U ngritën gjithësejt 6 fokus grupe, si dhe intervista të lira me 80 specialistë të fushave të sipërpërmendura. Në procesin e anketimit morën pjesë 1044 të mitur dhe të rinj. Përzgjedhja e kampionit ishte rastësore dhe pjesërisht e qëllimshme. Të miturit dhe të rinjtë në shkolla u përzgjodhën nga shkolla me nxënës me prejardhje heterogjene sub-kulturore, nga klasat më problematike, sipas orientimeve të mësuesve.
Tri rastet studimore të përshkruara në këtë studim janë përzgjedhur në mënyrë të kujdesshme nga rastet e trajtuara përgjatë programit të zgjidhjes së konflikteve me anë të ndërmjetësimit klasik, ndërmjetësimi viktimë-kundërvajtës, dhe konferencës në grup, program ky i ofruar nga Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” në vitin 2014 e në vazhdim. Në to përshkruhen konflikte mes të miturve dhe të rinjve të grupmoshës 14-21 vjeç, si dhe mënyra se si këto konflikte janë menaxhuar nëpërmjet programit të sipërpërmendur.
Të dhënat e studimit treguan se përgjithësisht përfshirja e vajzave në konflikte ose sjellje devijante është më e vogël në kahasim me atë të djemve. Rreth 274 vajza i janë përgjigjur pozitivisht pyetjes “a jeni konfliktuar apo jeni përfshirë në sjellje devijante?” ndërkohë që të rinjtë djem janë të përfaqësuar me 348 të anketuar, që kanë pranuar të jenë konfliktuar ose të jenë përfshirë në sjellje devijante.
Recidivistët janë një grupim relativisht i vogël brënda objektivit të përgjithshëm të të anketuarve në këtë studim, por pesha e tyre specifike brenda grupimit të të rinjve, që janë nën akuzë ose janë dënuar, nuk është e vogël (34 nga 148 ose 32.9 për qind). Ajo që vihet re është se në qytet kemi përqindjen më të lartë të recidivistëve. Për afro 55.8 për qind (19 të mitur dhe të rinj nga 34) kanë raportuar se jetojnë në qytet, 20.5 për qind e recidivistëve (7 të mitur dhe të rinj nga 34) raportojnë se jetojnë nëpër zona të etiketuara si periferike, ndërsa në fshat kjo përqindje është vetëm 17.6 për qind (6 të mitur dhe të rinj nga 34).
Këto raporte na tregojnë se rreziku për të rënë në sjellje devijante në mënyrë të përsëritur është më i madh në qytet, ku edhe lidhjet familjare dhe ndikimi i grupit të ngushtë shoqëror nisin e dobësohen, por edhe mundësitë për t’u integruar në bashkësi mund të jenë të kufizuara.
Marrëdhënia mes nivelit të edukimit dhe përsëritjes së veprës penale duket e drejtpërdrejtë. Në tërësinë e të anketuarve recidivistë, 10 prej tyre janë me arsim fillor, 16 me arsim të mesëm dhe 4 pa arsim (ndërsa 4 veta nuk kanë raportuar asnjë të dhënë për këtë çështje).
A ishin të anketuarit të informuar per Drejtësisë Restauruese, cfarë tregon studimi?
Në mënyrë të përmbledhur ky studim nxori në pah disa përfundime, që u përmëndën edhe më sipër nëpërmjet fakteve dhë konstatimeve, por një nga më të rëndësishmit sipas mendimit tim është se studimi nxori në pah se 652 nga 1037 të anketuar kanë pohuar se janë informuar për Drejtësisë Restauruese, por vetëm 28.4 për qind e tyre janë përfshirë dhe kanë përfituar nga ky program. Interesant paraqitet fakti se ndër të miturit dhe të rinjtë që janë në proces gjykimi dhe akuzohen për kryerjen e ndonjë kundërvajtjeje penale, 59.5 për qind kanë informacion për ndërmjetësimin dhe drejtësinë restauruese dhe 25 për qind e këtyre të miturve dhe të rinjve që janë në proces gjykimi kanë përfituar nga ky program.
Pjesa më e madhe e të miturve, që janë përgjigjur se kanë përfituar nga shërbimi i ndërmjetësimit dhe programi i drejtësisë restauruese, janë anëtarë të bashkësisë rome (40 për qind e të anketuarve nga bashkësia rome) dhe të mitur dhe të rinj në paraburgim dhe të dënuar (35.1 për qind e të miturve dhe të rinjve në paraburgim dhe të dënuar), kategori të cilat, përveç të tjerash kanë qenë në vëmendje të programeve të Drejtësisë Restauruese dhe ndërmjetësimit.
Të dhënat e ndara sipas tri kategorive të të anketuarve, nxorën në pah se të miturit dhe të rinjtë në paraburgim e të dënuar (48.5 për qind), si dhe ata në shkollë (49.5 për qind) mendojnë se një anëtar i familjes përbën personin më të përshtatshëm për t’i ndihmuar ata në rast konflikti, ndërsa të anketuarit nga bashkësia rome, në një pjesë të madhe të rasteve (33.7 për qind), i besojnë një ndërmjetësi profesionist dhe të paanshëm.
Të dhënat e anketimit nxorën, gjithashtu, në pah se pavarësisht nëse kanë përfituar ose jo nga këto programe, të miturit dhe të rinjtë e anketuar (rreth 85 për qind) janë të gatshëm të pranonin procesin e zgjidhjes së konfliktit përmes ndërmjetësimit dhe të përfshiheshin në programin e Drejtësisë Restauruese për zgjidhjen e konflikteve të tyre. Gjithashtu, një pjesë po kaq e rëndësishme e pjesëmarrësve në procesin e anketimit (87 për qind ose 856 të anketuar) ka pohuar se do të ishin të gatshëm t’ia rekomandonin shërbimin e ndërmjetësimit dhe programin e drejtësisë restauruese miqve dhe të afërmve të tyre.
Sa e vlerësojnë të miturit Drejtësisë Restauruese sipas Studimit?
Studimi nxori në pah se ka një shkallë të ulët të ndërgjegjësimit të të miturve dhe të rinjve për efektet pozitive parandaluese të dialogut restaurues në uljen e mundësisë për t’u përfshirë në konflikte dhe kundërvajtje penale dhe shmangien e recidivizmit, çka mbetet një sfidë për t’u kapërcyer. Rreth 52.7 për qind e të anketuarve pohojnë se nuk e dinë nëse përfshirja në procesin e ndërmjetësimit dhe programin e drejtësisë restauruese do të kishte shmangur kryerjen e kundërvajtjes penale.
Nga ana tjetër, nga intervistat e drejtpërdrejta, si dhe fokus grupet me profesionistë të fushës, studimi nxori në pah se: Një përfundim i nxjerrë është se të miturit ose të rinjtë që përfshihen në situata konfliktuese më të rënda, si vepra ose kundërvajtje penale, vijnë kryesisht nga shtresa të margjinalizuara shoqërore, nga grupe të varfëra ose dhe nga familje me status socio-ekonomik më të ulët krahasuar me numrin e përgjithshëm të të miturive dhe të rinjve që morën pjesë në studim. Më tepër se nga procesi i anketimit, ky përfundim nxirret nga intervistat e thelluara me ekspertë të fushës që trajtojnë të mitur dhe të rinj në kontakt me ligjin.
Një pjesë e të intervistuarve kanë informacion për Drejtësisë Restauruese dhe ndërmjetësimin dhe janë trajnuar për to, madje dhe janë përfshirë si bashkëpunëtorë në ofrimin e programit të drejtësisë restauruese. Ka dhe një pjesë profesionistësh të rinj që nuk kanë informacion dhe e konsiderojnë me interes rritjen e informacionit në këtë fushë.
Të intervistuarit vlerësojnë se programet e Drejtësisë Restauruese zvogëlojnë edhe mundësinë e recidivizmit te të miturit. Drejtësisë Restauruese konsiderohet nga të intervistuarit si alternativë që duhet të njihet dhe përdoret më shpesh veçanërisht për të miturit në kontakt me ligjin, por jo vetëm, mbart në vetvete parandalim të përshkallëzimit të situatës konfliktuese, normalizim të marrëdhënieve njerëzore, kursim të kohës dhe të shpenzimeve etj.
Po roli i shkollës dhe i bashkësisë në këtë sferë?
Edhe shkolla konsiderohet nga të intervistuarit një institucion i rëndësishëm për zhvillimin e procesit të ndërmjetësimit, duke qenë se kjo alternativë rrit mundësitë e parandalimit të problemit. Të intervistuarit raportojnë disa raste ku shkollat kanë kërkuar mbështetjen nga persona të trajnuar të programit për të zgjidhur konfliktet, pa pasur të nevojshme që t’I referojnë raste të tilla në polici.
Të intervistuarit raportojnë, gjithashtu, se nevoja e pjesëmarrjes së bashkësisë në ndërhyrjet restauruese është e një rëndësie parësore. Ata theksojnë se, aktualisht, përfshirja e shoqerise mungon në shumicën e rasteve. Ndërgjegjësimi i shoqerise vlerësohet tepër i domosdoshëm. Identifikimi i faktorëve mbrojtës (të brendshëm) të të miturve ndihmon që të zbatohet më lehtë drejtësia restauruese. Disa nga faktorët mbrojtës të identifikuar dhe të raportuar nga të intervistuarit janë: motivimi për arritje të mira në shkollë, ndershmëria, përgjegjshmëria, aftësi ndër-vetjake, aftësi për të zgjidhur konflikte, vështrimi pozitiv për të ardhmen.
Studimi, gjithashtu, nxori në pah se njohja e faktorëve mbrojtës të jashtëm është tepër e rëndësishme për zbatimin e drejtësisë restauruese te të miturit dhe të rinjtë në kontakt me ligjin. Sipas të intervistuarve këta faktorë lidhen edhe me një element të rëndësishëm që ka të bëjë me përfshirjen e bashkësisë dhe të aktorëve të tjerë të jashtëm që krijojnë një terren të përshtatshëm për zbatimin e drejtësisë restauruese.
Të intervistuarit nxorën në pah se ndërhyrja e duhur për të miturit, që kanë kryer veprën e parë penale, është shmangia nga sistemi i drejtësisë penale dhe mbështetja nga programe rehabilituese dhe të Drejtësisë Restauruese.
Të dhënat cilësore të studimit nxorën në pah se kombinimi i politikave penale me politikat e tjera në fushën e arsimimit, të mbështetjes dhe fuqizimit të familjes, të shëndetit mendor, të aftësimit profesional dhe të punësimit të të rinjve shihen si ndërhyrjet më të përshtatshme dhe efektive për uljen e recidivizmit te të miturit. Pjesa më e madhe e të intervistuarve raportojnë një mungesë të shërbimeve kur të miturit përfundojnë vuajtjen e dënimit dhe dalin nga institucioni.
Raportohet ose nxirret si përfundim gjatë studimit një nivel i ulët bashkëpunimi dhe angazhimi i aktorëve të ndryshëm për trajtimin e nevojave të të miturve. Në zinxhirin e shërbimeve, që ofrohen për të miturit, jo të gjithë ofruesit e shërbimeve japin kontributin e duhur për trajtimin e nevojave të të miturve. Të intervistuarit pohojnë se sistemi i Drejtësisë Restauruese ndihmon në përmbushjen e disa nevojave kryesore të të miturve dhe të rinjve, autorë të veprave penale, ndër të cilat më e rëndësishmja është inkurajimi në jetën në bashkësi.
Përgjithësisht të intervistuarit në të gjitha institucionet e sipërpërmendura vlerësojnë pozitivisht ofrimin e shërbimit të ndërmjetësimit dhe përfshirjen e të miturve në programet e Drejtësisë Restauruese, duke i konsideruar ato, jo vetëm si zgjidhës praktikë të çështjeve dhe konflikteve konkrete jashtë rrugës gjyqësore, por mbi të gjitha si një proces edukimi, pasojat e të cilit duhen parë në perspektivë afatgjatë dhe jo me lente përditshmërie.
Drejtësisë Restauruese dhe ‘Aktorët’ e saj
Kur flasim për aktorët të cilët mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zbatimin e drejtësisë restauruese, lista është mjaft e gjerë, por mund të bëhet një grupim në katër kategori kryesore: 1) Institucionet shtetërore të sistemit të drejtësisë dhe arsimit; 2) organizatat e shoqërisë civile; 3) media; 4) organizmat ndërkombëtarë. Cfarë rekomandimesh të përgjithëshme bën studimi për secilin nga këto grupime aktorësh?
Ofrimi i shërbimit të Drejtësisë Restauruese dhe i ndërmjetësimit viktimë-kundërvajtës dhe takimit në grup (community conferencing), për të miturit në kontakt me ligjin dhe më gjerë, kërkon standardizimin e legjislacionit penal për të miturit. Profesionistët e fushës së drejtësisë për të mitur dhe asaj sociale rekomandojnë ndryshime të thella në legjislacionin për të mitur me synim rritjen e aksesit të të miturve nga drejtësia. Kjo do të kërkonte harmonizimin e legjislacionit penal që trajton çështje të devijimit/referimit të rasteve të konflikteve nga institucionet e drejtësisë penale dhe trajtimit përmes shërbimit alternativ të zgjidhjes siç është ndërmjetësimi dhe Drejtësisë Restauruese.
Të investohet më shumë për aftësim dhe ngritje të kapaciteteve të profesionistëve, të cilët merren me menaxhim konfliktesh penale të fokusuara kryesisht te të miturit, por jo vetëm (si të punonjësve dhe oficerëve të policisë, prokurorëve, gjyqtarëve, punonjësve të sistemit të paraburgimit dhe burgjeve, të punonjësve dhe specialistëve të shërbimit të provës etj.
Të zhvillohen programe edukuese me natyrë parandaluese në institucionet shkollore të arsimit parauniversitar për sjelljet antisociale dhe konfliktuese në grupmoshat shkollore. Programe të tilla me fokus dialogun restaurues dhe ndërmjetësimin midis bashkëmoshatarëve, si pjesë e veprimtarive ekstrakurrikulare, por edhe kurrikulare, do të kishin një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e situatës konfliktuese dhe parandalimin e dhunës në mjediset shkollore.
Të krijohen mekanizmat e nevojshëm të bashkëpunimit institucional, për të rritur angazhimin e aktorëve të ndryshëm të sistemit të administrimit të drejtësisë për të mitur dhe sistemit social (policisë, prokurorisë, gjyqësorit dhe sistemit të shërbimit social) për trajtimin e nevojave të të miturve, veçanërisht të atyre që përfshihen në situata konfliktuese dhe veprimtari kriminale. Ofrimi i ndërmjetësimit viktimë-kundërvajtës dhe i programit të drejtësisë restauruese në përgjithësi duhet të përbëjnë një hallkë të rëndësishme në procesin bashkëpunues.
Po kështu organizatat e shoqërisë civile duhet të bëjnë më shumë për të rritur nivelin e informimit, ndërgjegjësimit dhe edukimit të grupeve të interesuara dhe publikut të gjerë rreth formave alternative të zgjidhjes së konflikteve penale veçanërisht kur përfshihen të mitur. Vëmendje në këtë proces duhet t’i kushtohet promovimit të vlerave pozitive që mbart zbatimi i instrumentit të Drejtësisë Restauruese dhe ndërmjetësimi viktimë-kundërvajtës, si dhe takimi në grup në raport me format e tjera të ndëshkimit penal për të miturit.
Të punohet më shumë për arritjen e bashkëpunimeve dhe krijimin e sinergjive të reja ndërmjet aktorëve të shoqërisë civile që kanë në fokusin e punës së tyre të miturit dhe të rinjtë në kontakt me ligjin, me synim praktikimin e drejtësisë restauruese dhe të ndërmjetësimit në bashkëpunimet institucionale dhe më gjerë.
Duke qenë se shërbimi i ndërmjetësimit nuk mund të ofrohet si pjesë e strukturave shtetërore, për shkak të pavarësisë dhe paanësisë së profesionit, rekomandohet që organizatat e shoqërisë civile që kanë në objektin e tyre të punës programe të ndërmjetësimit dhe drejtësisë restauruese, ta mbështesin ofrimin e këtij shërbimi falas për shtresat në nevojë dhe për grupet e të miturve.
Programet e Drejtësisë Restauruese duhet të kenë në fokus jo vetëm kategorinë 14-21 vjeç, por edhe atë 12-14 vjeç, të cilët i shpëtojnë drejtësisë penale, por përbëjnë kontingjent për t’u përfshirë në kategorinë e të rinjve devijantë në një të ardhme jo të largët. Gjithashtu, zhvillimi i programeve të parandalimit të hershëm dhe të trajtimit të hershëm të sjelljes kriminale është i një rëndësie parësore për uljen e nivelit të sjelljeve devijante te të rinjtë dhe të miturit në kontekstin shqiptar, si dhe për uljen e nivelit të recidivizmit te kjo kategori. Nëpërmjet programeve të ndryshme organizatat e shoqërisë civile duhet të krijojnë ura bashkëpunimi, për të forcuar bashkëpunimin familje-shkollë-bashkësi. Ofrimi i programeve të drejtësisë restauruese do të kishte një rëndësi të veçantë për arritjen e këtij qëllimi.
Po më pas…
Ofrimi i shërbimeve mbështetëse me natyre riintegruese për të mitur edhe pas përfundimit të dënimit është i një rëndësie parësore. Rekomandohet që bashkëpunimi i organizatave të shoqërisë civile me strukturat shtetërore dhe me ato të fushës së biznesit do ta rriste Të miturit në kontakt me ligjin dhe efektet e zbatimit të drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit shumëllojshmërinë dhe cilësinë e këtyre shërbimeve. Përfshirja e programeve për këtë kategori të miturish dhe të rinjsh me fokus drejtësinë restauruese mbetet e një rëndësie parësore.
Roli i medias në zbatimin e Drejtësisë Restauruese
Niveli i informacionit rreth Drejtësisë Restauruese dhe ndërmjetësimit për publikun në përgjithësi është i një rëndësie parësore. Media, qoftë ajo elektronike, por edhe ajo e shkruar mund dhe duhet të luajnë një rol shumë të rëndësishëm si në shtimin e informacionit, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit të publikut për vlerat që mbart Drejtësisë Restauruese. Kjo mund të bëhet konkretisht me anë të ofrimit të programeve të veçanta televizive, rubrikave në gazeta etj. që kanë në fokus promovimin e drejtësisë restauruese. Po kështu do të ishte me interes edhe publikimi i rasteve konkrete, kuptohet me dëshirën e të interesuarve, sepse gjëra të tilla kanë nganjëherë efekt shumë më të madh se shkrime teorike.
Nuk e përjashtoj personalisht edhe rolin që duhet të luaj gazetaria investigative e cila për hirë të së vërtetës është ne hapët e parë edhe ne fusha të tjera në Shqipëri, dhe mund të vihet në dukje se kostoja sociale dhe financiare e zgjidhjes me ndërmjetësim është më e lirë se procesi penal dhe aq më tepër burgimi.
Organizmat ndërkombëtarë ‘aleatët’ kryesorë në zbatimin e Drejtësisë Restauruese
Organizmat ndërkombëtarë janë të ftuara të vazhdojnë të mbështesin programet e Drejtësisë Restauruese në kontekstin shqiptar. “Sikurse u përmend edhe më sipër, ende mbeten shumë sfida për t’u kapërcyer për njohjen dhe përvetësimin e parimeve të Drejtësisë Restauruese nga shoqëria shqiptare”, deklarojnë studjuesit e këtij projekti.
Përçimi i përvojës pozitive ndërkombëtare dhe modeleve të suksesshme nga shoqëritë e zhvilluara për zbatimin e drejtësisë restauruese nga organizmat ndërkombëtarë përbën një element shumë të rëndësishëm që ndihmon zbatimin me sukses të drejtësisë restauruese në Shqipëri.
Kësisoj duke u nisur edhe nga sa i jam referuar përvojës ndërkombëtare në këtë fushë mund të them se Studimi ka synuar të theksojë se praktikat e Drejtësisë Restauruese , edhe me përvojën e do të ndikojnë në uljen e veprave penale të përmasave të ndryshme, vecanërisht për grup-moshat që studimi I referohet ., Një studim i bërë nga Shërbimet Pajtuese në Vendbanime me titull "Riparimi i dëmit të shkaktuar nga konflikti" duke marrë si shembull Zelandën e Re konstaton se “Nevojat e viktimave duhen adresuar, dhe te prekurit prej tyre duhet të përfshihen në proces”. Ky bashkëveprim është i domosdoshëm, jetik dhe Drejtësia Restauruese kthehet në një vlerë e shtuar me disa elemente të karakterit shqiptar.
Në fund të fundit sikurse thotë edhe Howard Drejtesia Restaruese është busulla, jo harta …. e Shqipërisë në rastin tonë.