”Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin”, pankartat më pikante nga protesta
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë në ditën e 80-të, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre përmes pankartave me mesazhe të forta dhe ironike. Në fokus të reagimeve janë veçanërisht mënyra e përdorimit të fondeve publike dhe proceset e prokurimeve. Protestuesit kanë ngritur akuza ndaj zyrtarëve dhe biznesmenëve të mëdhenj, duke pretenduar se përfitimet e tyre vijnë në kurriz të qytetarëve. Një prej pankartave që ka tërhequr vëmendjen përmbledh në pak fjalë kritikat e protestuesve: “Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin!”.
KOHA JONË SONDAZH






