Drejtoria e shërbimit të trupit diplomatik kalon nën varësinë e drejtorisë së shërbimeve qeveritare

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime të rëndësishme në funksionimin e administratës shtetërore, me synimin për të centralizuar dhe bërë më efikase shërbimet logjistike e diplomatike të institucioneve të larta të shtetit. Sipas vendimeve të reja, të nënshkruara nga kryeministri Edi Rama, Shërbimi i Trupit Diplomatik (SHTD), i cili deri më tani ka qenë në varësi të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, kalon nën varësinë e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare (DSHQ).

DSHQ do të ushtrojë një rol shumë më të gjerë, duke përfshirë:

Menaxhimin dhe mirëmbajtjen e godinave qeveritare;

Swiss Digital Desktop Reklama

Blerjen e biletave ajrore dhe rezervimin e akomodimeve jashtë vendit për delegacionet shtetërore;

Swiss Digital Mobile Reklama

Organizimin e shërbimeve logjistike për vizitat zyrtare;

Ofrojnë shërbime për trupin diplomatik të akredituar në Tiranë dhe përfaqësitë shqiptare jashtë vendit;

Administrimin e mobiljeve dhe objekteve dekorative me vlerë historike apo artistike.

Vendimi i sotëm i Këshillit të ministravr e kthen DSHQ-në në një organ qendror blerës për të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë Kryeministrinë dhe ministritë, ndërsa Presidenca dhe Kuvendi mund të përfitojnë këto shërbime nëse kërkojnë vetë.

Afatet e reja

Funksionet e reja të DSHQ-së për transportin dhe akomodimet do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2026.

Institucionet duhet të dërgojnë tek DSHQ kërkesat për udhëtime dhe akomodime deri më 10 dhjetor 2025.

Objektivi, eficiencë dhe ulje kostosh.

Ky ndryshimi synon të unifikojë dhe të thjeshtojë procedurat e prokurimeve dhe shërbimeve shtetërore, duke shmangur mbivendosjet ndërinstitucionale.

Ky vendim pritet të sjellë kursime buxhetore, koordinim më të mirë dhe një standart unik shërbimi për institucionet e larta të shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?