Drejtuesi i SPAK, Braho: Arrestimi i Beqirajt ishte i paralajmëruar, informacionet i kishim prej javësh
Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se autoritetet shqiptare kishin lokalizuar prej disa javësh biznesmenin Ermal Beqiraj, para arrestimit të tij në Francë. “Ka pasur informacion. Ai ka qenë i lokalizuar prej disa javësh. Nuk ka qenë veprim i rastësishëm”, tha Braho, duke shtuar se hetimet po vijojnë edhe për veprime të tjera.
Kreu i SPAK bëri të ditur gjithashtu se është kërkuar sekuestrimi i avionëve dhe pasurive të tjera të Beqirajt. “Ne kemi kërkuar të sekuestrohen jo vetëm ato, por edhe pasuri të tjera”, u shpreh ai.
Beqiraj u arrestua në Francë pasi u ndalua për një fluturim me avion të lehtë pranë centralit bërthamor të Penly. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për tenderët e AKSHI-t. Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij, ndërsa vendimi përfundimtar pritet nga autoritetet franceze.
KOHA JONË SONDAZH

