”Duam dhunë”, Rama poston videon e protestuesit te Kuvendi: Flamingot kundër sorrave dhe korbave

”Duam dhunë”, dëgjohet të thotë protestuesi dhe moderatori Shpend Gashi, në videon e shpërndarë nga kryeministri Edi Rama, dhe që lidhet me protestën e sotme që u mbajt përballë Kuvendit. Rama duke iu referuar protestës qytetare, thekson përmes një postimi në rrjetet sociale, se flamingot dhe sorrat me korbat i ndanë fakti se të parët duan një Shqipëri më të mirë, ndërsa të dytët duan horrllëk dhe dhunë.

”Flamingot dhe sorrat me korbat i ndan pikërisht hendeku që ndan paqen me dhunën!

Të parët duan që Shqipëria të jetë më e mirë, më e drejtë, më e pastër, ndërsa të dytët e duan Shqipërinë shesh për horrllëk, dhunë, pisllëk.

Swiss Digital Desktop Reklama

Flamingot do ta kenë atë që kërkojnë, kurse dështakëzemërakët e kores së zezë të kësaj proteste, do marrin atë që meritojnë sorrat dhe korbat”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?