“Duam të shikojmë Mian”, Rita i lutet Rudinës të prezantojë vajzën
Në fund të intervistës që Rita Lati dha tek Rudina, iu lut t`i prezantonte Mian, jo vetëm asaj por gjithë publikut.
”Kur do ta shikojmë Mian?”, i tha Rita dhe Rudina u përgjigj: ”Kështu kam zgjedhur. Ajo do kishte një vëmendje shumë të madhe nga unë por nuk e dua këtë gjë. Do t`i jepja një peshë që nuk dua t`ia jap. Është akoma shumë e vogël. E kam lënë të shijojë fëmijërinë si gjithë fëmijët e tjerë”, sqaroi për të disatën herë.
Rita nuk hoqi dorë duke shtuar se nuk pajtohej me këtë mendim. ”Sido që të veprosh ti Rudina, ajo ka lindur me yll në ballë dhe do ecë, do njihet”. Rudina i premtoi se asaj po, asaj do t`ia prezantonte, kurse publikut ende jo.