Agron Duka: Protesta duhet të nxjerrë koka drejtuese, ndryshe nuk kanë gjë në terezi!
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se protesta e qytetarëve që po mbahen prej 16-të ditësh, e kanë vendosur në pozitë të vështirë qeverinë, ndonëse u shpreh skeptik për produktin e tyre final, për shkak të mungesës së organizimit.
“Është e vështirë të ketë një produkt përfundimtar nëse janë kaq kakofoni, me grupe të ndryshme njerëzish dhe të paorganizuar. Nëse duan të kenë produkt, duhet të organizohen dhe të zgjedhin një grup njerëzish, dhe s’ka asgjë të keqe të mbështesin politikanë të rinj kundër politikës së vjetër.
Bënë shumë mirë, sepse e vënë në pozitë të vështirë qeverinë. Ajo që unë e kam thënë gjithmonë, protestat me axhendë siç i bënte PD-ja s’kanë vlerë, realisht tregon që s’ka vlerë. Protestat bëhen kur ka një zemërim popullor siç ndodhi, për shumë e shumë arsye, duke filluar për Zvërnecin dhe më pas siç ata vetë kanë prononcuar, kanë nxjerrë shumë probleme që ka qeveria sot. Sepse ka indinjatë të madhe, të rrish 16 ditë në rrugë”, tha kreu i PAA-së në ”A2cnn”.
KOHA JONË SONDAZH

