Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Duke pritur djalin”, një komedi që shpërfaqi me vërtetësi dramën e moshës së tretë

Lajme E mërkurë, 18 Shkurt 2026 11:19
“Duke pritur djalin”, një komedi që shpërfaqi me vërtetësi dramën e moshës së tretë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat ...

Para 4 orësh
Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një fillim të ri

Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një filli...

Para 4 orësh
Deputetja e PS, Muzhaqi zbulon paketën e masave për të rinjtë

Deputetja e PS, Muzhaqi zbulon paketën e masave për të rinjtë

Para 5 orësh

Ata presin, sepse asgjë tjetër nuk u ka mbetur veçse të presin, djalin që nuk vjen.
Mbrëmë në Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Merita Smaja, Astrit Fani, Marsel Papleka, me tekst të Lorin Terezit dhe regji të Anila Ballës, erdhi nga Shkodra, “Duke pritur djalin, një copëz shpirtje e Teatrit “Migjeni”. Ia behu këtë mbrëmje të ftohtë metropoli ajo frymëmarrje e ngrohtë shkodrane, e përfaqësuar nga një dorë prush prej zjarrit të tempullit të Prometeut. Erdh kjo komedi familjare, për të ngrohur me prani, me mesazh, me fjalë, me përjetim, me vërtetësi, zemrat e një publiku, që, i’a behu duke mbushur sallën si spektator, u gjend si protagonist dhe u largua me ngushëllimin e të mosqenit vetëm në dramën e përplasjes me sfidat e çdoditshme. Kjo ndodh në teatër. Ky është misioni i atyre që duan të ndërtojnë, përmes; magjisë së fjalës, fuqisë së krijimit, artit të komunikimit, emocionit të shpërfaqjes, atë, të lartin tempull ku lartësohet njerëzorja.

Hyrja e lirë!
Po, po, ndodh edhe kështu. Jo për të zhvleftësuar sublimen e artit skenik, por për të lartësuar shpirtin e përkorë të artistit, i cili nuk e konsideron si mall atë që ushqen me pasion dhe përkushtim, por si një predikim. Dhe guxon ta bëjë, për të dëshmuar shenjtërinë e artit si mision.
Në dërrasat e asaj skene që janë derdhur lot e djersë, ku drita vezullon e mistershme si në një tablo që vjen nga hershmëria, për të zgjuar në përjetim bardhësinë e shpirtit që del nga terri, hapat e një babai që luan Astrit Fani, një baba si të gjithë, numëron pulsin e gjallë të qenies në muzg. Një nënë si të gjithë nënat e sotme që vjen nga Merita Smaja, dremit pa mundur të fle, sepse nuk ka gjumë për prindërit. Ata janë “Duke pritur djalin”. Në vetminë që prania e njëri-tjetrit vetëm sa e përkeqëson, është një zë që vjen nga koha, një nevojë që kërkojnë prindërit që presin, një arsye e ftohtë në boshllëk, një komunikimin me IA-i që e sjell Marsel Papleka.
Një baba i dërrmuar nga koha, që sfidon me qëndresë dhe ankime, shfaqet e zhduket në skenën e trishtë të një nëne që pret të birin artist, i cili ka ikur, thjeshtë është larguar ndoshta në kërkim të vetes. Por ata nuk duan të heqin dorë, nga babai dhe nëna që kanë qenë dhe mbeten, nga e drejta e tyre për të pritur të birin që nuk kthehet.

Në një boshllëk ku shpresa e tyre vërtitet dhe asgjëja e asaj që kanë qenë për njëri-tjetrin, lëshon shkëndija të zbehta, është prezent një zë, një dikush që ka mirësinë të bëhet pjesë e zemërlëndimeve të nënës dhe dhimbjeve të një babai. Ai zë, pjellë e algoritmit, i cili ironikisht luan edhe Zotin në këtë skenë që vërtitet në lavjerrësin e komedisë dhe dramës, ai përpiqet që me asgjënë cingëritëse të ftohtësisë dhe cinizmit të logjikës, të tregojë një shteg që i çon ato te zgjidhje të supozuara, që në të vërtetë janë thjeshtë një ballafaqim i thellë dhe i vërtetë i botës së tyre, e të shkuarës që kërkon të mbetet e lidhur pas djalit.
Merita Smaja, Astrit Fani, Marsel Papleka, sjellin në këto 80 minuta përditshmërinë e çdo familje shqiptare, në veçanti të moshës së tretë, të cilët kërkojnë të mbushin ditët e zbrazëta të pleqërisë me merakun e pashpërbëshëm të prindit. Ndërtohet ky komunikim me një thjeshtësi të hirshme, vërtetësi të tejdukshme, të thellë dhe përjetuese, përmes një loje reale, të gjallë. Përplasja mes brezave, rreket të sjellë në këtë komunikim artistik, një papajtueshmëri që mbetet. Prindër që mbeten të tillë me kohë të plotë edhe kur u duhet të gjejnë një kompromis për të lejuar fëmijët të gjejnë veten e tyre në një botë, për të cilët është një mundësi, ndërsa para një baba dhe një nënë, mbetet një realitet me plot të papritura.

Prindërit e “Duke pritur djalin”, thellësisht nuk presin vetëm të birin. Ata presin një kuptim. Në planin psikologjik, pritja bëhet mekanizëm mbijetese. Kujtimet, gëzimet e dikurshme, mundi dhe sakrificat nuk janë thjesht retrospektivë nostalgjike; ato janë struktura mbajtëse të identitetit të tyre prindëror. Kur djali largohet, fizikisht apo simbolikisht, prindërimi nuk përfundon edhe pse atyre u ka mbetur vetëm pritja.
Në këtë pritje të pambarimtë, marrëdhënia mes tyre reduktohet, nganjëherë, në një bashkëjetesë funksionale. Për njëri-tjetrin ka mbetur pak, shumë pak, aq sa për të mbushur heshtjen e shtëpisë, aq sa për të mos e lejuar boshllëkun të bëhet i padurueshëm. Në psikologjinë e moshës së tretë, kjo është ajo që quhet “transferim i objektit të kuptimit”, kur jeta humbet qendrën e saj aktive, njeriu projekton gjithë energjinë emocionale mbi një pritje, mbi një rikthim, mbi një mundësi. Djali bëhet katalizator i ekzistencës së tyre. Ai është arsyeja pse ata vazhdojnë të numërojnë hapat nëpër shtëpi, pse netët pa gjumë nuk janë thjesht pagjumësi, por ritual vigjilence.
Edhe shpresa e rreme, ajo që sot mund të ushqehet nga teknologjia, nga një mesazh i vonuar, nga një premtim virtual, nuk është mashtrim i thjeshtë. Është mekanizëm vetëmbrojtës. Mendja njerëzore, për të mos u shembur nën peshën e mungesës, prodhon iluzione të vogla që mbajnë ndezur një dritë minimale. Në këtë kuptim, pritja është edhe akt rezistence psikike.

Por drama nuk është vetëm individuale. Ajo është thellësisht sociologjike.
Kjo është historia e çdo familjeje në ciklonin e migrimit, të zhvendosjes, të globalizimit të shpresës. Fëmijët largohen në kërkim të së ardhmes; prindërit mbeten rojtarë të së shkuarës. Një shoqëri e tërë ndërtohet mbi këtë ndarje, energjia rinore shpërndahet nëpër botë, ndërsa shtëpitë mbushen me fotografi, me telefonata të rralla, me festa që festohen në mungesë. Pritja bëhet institucion social.
Në këtë kontekst, meraku i nënës dhe dhimbja e babait nuk janë vetëm emocione private. Ato janë forma të vazhdimësisë së rolit prindëror. Ata nuk lejojnë të reshtë prindërimi, sepse prindërimi është identitet. Nëse djali nuk kthehet, ata e kërkojnë kuptimin te vendosmëria e pritjes. Pritja bëhet një mënyrë për të mos e pranuar plotësisht humbjen. Është një “pezullim i përhershëm”, ku shpresa dhe zhgënjimi bashkëjetojnë në një ekuilibër të brishtë.

Kjo copëz e trupës së Teatri Migjeni, me “Duke pritur djalin”, solli në skenën e Teatri Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli jo vetëm një risi artistike, por një pasqyrë sociale. Ajo krijoi një hapësirë ku publiku nuk ishte thjesht spektator, por bashkëvuajtës. Profesionalizmi i interpretimit nuk u mbështet në retorikë, por në vërtetësi. Në heshtje që rëndonin më shumë se fjalët. Në pauza që thoshin atë që dialogu nuk e artikulonte.

Hyrja ishte e lirë, por çmimi ishte i lartë. Sepse të gjithë u detyruam të paguanim me dorëzimin e vetvetes në këtë ballafaqim. Teatri, në këtë rast, nuk ishte argëtim, ishte ndërgjegjësim. Erdhëm si spektatorë, me distancën e sigurt të karriges së sallës. U larguam si prindër në pritje, qoftë reale, qoftë simbolike, të një djali që mund të mos kthehet kurrë.
Dhe pikërisht këtu qëndron forca e kësaj shfaqjeje, ajo e shndërroi mungesën në prani, pritjen në dramë kolektive dhe skenën në një laborator ku u analizua me ndershmëri një nga plagët më të heshtura të shoqërisë sonë.

Etiketat e lidhura

“Duke pritur djalinalbert vatajAstrit FaniMarsel PaplekaMerita SmajaTeatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.