Dumani: Gjyqtarja Irena Gjoka është nën hetim

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani thotë se gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka është vënë nën hetim nga SPAK. Ajo u akuzua nga opozita, për fshehje të dënime të caktuara ndaj saj nga drejtësia greke.

Teksa po raporton në Kuvend, Dumani tha se duke qenë se çështja është nën hetim, nuk do të jepte shpjegime të mëtejshme.

”Kjo çështje është në hetim paraprak dhe është regjistruar si procedim penal në vitin 2025. Është çështje në hetim, është në vlerësimin e prokurorit të konkludojë nëse ka vepër penale dhe më tej nëse ka, të ngerjë akuzë ndaj persionit të kallëzuar. Sa kohë është çështje në hetim nuk po japim spjegim”,-tha Dumani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?