Dumanit i mbaron mandati, KLP hap garën më 17 shtator për drejtuesin e ri të SPAK
Këshilli i Lartë i Prokurorisë mësohet se do të hapë garën për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 17 shtator.
Njoftimi i KLP:
Informacion mbi mbledhjen:
Dita/Data: E Mërkurë, 17.09.2025
Ora: 10.00
Kohëzgjatja: 90 minuta
Thirrur nga: Kryetari i Këshillit
Pjesëmarrësit: Anëtarët
Kuorumi i nevojshëm: 7 anëtarë
Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.
Rendi i ditës:
1-Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;
2-Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;
3-Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”;
4-Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;
5-Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Hysni Mulaj”.
KOHA JONË SONDAZH

