Duran Duran – Yasmin dhe Amber Le Bon, nënë e bijë, por duken si motra!
Yasmin Le Bon, 51 vjeç, bashkëshortja e liderit të famshëm të grupit Duran Duran dhe Amber Le Bon, 27, duken si motra.
Në fakt ato janë nënë e bijë dhe në fotot për fushatën e re publicitare të një brandi të njohur, pozojnë seksi si të jenë dy moshatare… Mrekullia e modës. Pikërisht modës Yasmin i ka kushtuar të gjithë jetën e saj. Top modele në vitet 80/90 bashkëshortja e bukur e Simon Le Bon, ja ka lënë stafetën vajzës së saj të parë Amber, e cila me profesion është modele dhe Dj.
Yasmin dhe Simon janë martuar në 1985. Cifti ka edhe dy vajza të tjera Saffron Sahara, e lindur në 1991 dhe Tallulah Pine, e lindur në 1994.
Krenare që ka pozuar me nënën e saj të bukur Amber ka postuar në rrjetin social Instagram disa foto nga fushata e fundit e Sisley, duke falënderuar mamin Yasmin në ditëlindjen e saj të 27: “27 years ago this amazing Mama gave birth to me and noë I get to be in campaigns with her! I love you so much @yasminlebon, thank you for being the best ever here is our new @sisley_fashion campaign which I LOVE and had the best time shooting!!!! #Sisley #BirthdayGirl #MamaAndBaby”. ’27 vjet më parë kjo mami e mrekullueshme më solli në jetë dhe tani unë kam nderin të pozoj me të. Të dua shumë Yasmin Le Bon dhe faleminderit që je më e mira. Ishte shumë bukur të pozoja me ty për Sisley’- mbyll komentin Amber.