”Durrësin e përmbyti korrupsioni”, Meta: 46 mln euro investime për ujësjellës e hidrovore që nuk punojnë
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Durrësin nuk e përmbyti shiu, por korrupsioni i organizuar i një bande kusarësh në Bashki dhe në Qeveri. ”Ata përpinë mbi 46 milion euro në të ashtuquajtura investime për rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe hidrovore, që nuk punojnë”,-shkruan Meta në Facebook për situatën e përmbytjeve në vend.
Reagimi i plotë
Durrësin nuk e përmbyti shiu, por korrupsioni i organizuar i një bande kusarësh në Bashki dhe në Qeveri, të cilët përpinë mbi 46 milion euro në të ashtuquajtura investime për rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe hidrovore, që nuk punojnë.
Këta kusarë janë përgjegjës për dëmet e shumta materiale që mijëra familje shqiptare në Durrës pësuan sot nga hajdutëria “rilindase”.
KOHA JONË SONDAZH

