Dushi i ftohtë lehtëson depresionin dhe ankthin
A keni dëgjuar për hidroterapinë?
Sipas statistikave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), mbi 5% e amerikanëve vuajnë nga depresioni. Në kuadër të këtij problemi të madh në rritje, shkencëtarët janë drejt kërkimit të mënyrave alternative për shërim akoma më të shpejtë së bashku me antidepresantët.
Studimet e fundit tregojnë se pacientët që vuajnë nga ankthi apo depresioni lehtësoheshin duke bërë një dush me ujë të ftohtë. Personat që pëlqejnë dhe bëjnë dush të ftohtë kanë humor më të mirë, më pak stress më shumë energji dhe më pak dhimbje reumatizmale.
Po si ndihmon uji i ftohtë me depresionin?
Sipas Dr. Nikolai Shevchuk, ne duhet të kemi më shumë kontakt me ujin e ftohtë pasi ai aktivizon beta-endorfinën dhe noradrenalinën në tru. Këto substance përdoren në shumë medikamente kundër depresionit.
Goditja nga uji I ftohtë është e ngjashme me goditjen elektrike në shumë mënyrë. Impulset elektrike udhëtojnë në sasira të mëdha nga mbaresat nervore të lëkurës drejt trurit. Hipoteza e Dr. Shevchuk është që kjo gjë ka efekte positive ndaj depresionit. Megjithatë, nevojiten ende shumë kërkime për ta vërtetuar këtë.
Në një tjetër studim u pa se pseronat që pëlqenin dushin e ftohtë reduktonin nivelet e acidit urik. Nëse këto nivele nuk mbahen nën kontroll, mund të vuani nga sëmundje veshkash.
Dermatologu Dr. Neil Schultz thotë se lëkura jonë përfiton shumë nga uji i ftohtë. Duke u larë me ujë të ngrohtë dhe më pas me ujë të ftohtë, do të largoni skuqjet dhe fryrjet rreth syve dhe kjo do t’ju përmirësojë humorin!
Një studim tjetër zbuloi se uji i ftohtë kishte gjithashtu ndikim në rritjen e gluthathione-s, një super antioksidant dhe ndihmon antioksidantët e tjerë të veprojnë në nivelet e duhura. Ky lloj reagimi oksidativ na rrit rezistencën fizike dhe emocionale ndaj stresit.
Si ndihmon dushi i ftohtë me ankthin?
Kërkuesit nga Universiteti i Osaka-s arritën në përfudnimin se banjat me ujë të ftohtë kanë ndikim pozitiv në reduktimin e kortizolit. Ky hormon aktivizohet kur pushtoheni nga stresi dhe ankthi.
Vini re!
Nuk këshillohet dushi e ujë të ftohtë për personat që vuajnë nga migrena apo problemet me zemrën.