DW: Shqipëria në fazën vendimtare të negociatave me BE-në

Ambasadori i BE-së në Tiranë i dorëzoi kryeministrit Edi Rama raportin e progresit të Komisionit Europian për vitin 2025. Në ngrihen shqetësime për rritjen e presioneve politike ndaj sistemit të drejtësisë dhe mjedisin.

Ambasadori Silvio Gonzato përgëzoi autoritetet shqiptare për ritmin e hapjes së pesë grup-kapitujve dhe përmbushjen e 21 reformave rrënjësore. “Po hyjmë në një fazë vendimtare, ku do të testohet vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për t’u afruar me standardet e BE-së” – tha ai, duke theksuar se Komisioni Europian është gati të mbështesë vendin në çdo hap të rrugës drejt mbylljes së negociatave deri në fund të vitit 2027.

Gonzato theksoi nevojën për vëmendje ndaj “piketave të ndërmjetme” që çdo vend kandidat duhet të përmbushë për të përparuar në proces. “Pa përmbushjen e tyre, nuk mund të mbyllet as provizorisht ndonjë kapitull tjetër. Raporti është faktik dhe gjithëpërfshirës. Ne shpresojmë që të lexohet dhe vlerësohet, sepse jep meritën aty ku duhet dhe thekson fushat ku ka ngecje” – u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gonzato: Fazë testuese për vullnetin e reformave

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasadori Gonzato nënvizoi rëndësinë e konsultimeve gjithëpërfshirëse dhe të transparencës politike. “Urgjenca e reformave nuk duhet të dëmtojë cilësinë e tyre. Duhet të ketë konsultime domethënëse përpara miratimeve dhe debate të shëndetshme në Kuvend. Anëtarësimi është një projekt gjithëshoqërorqë duhet të përqafohet nga të gjithë, qeveria, opozita dhe shoqëria civile” – shtoi Gonzato.

Kryeministri Edi Ramae interpretoi raportin si konfirmim se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur drejt BE-së. “Raporti thotë qartë se Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda vitit 2027. Sigurisht që ka sfida, por ne fokusohemi te gjysma plot e gotës për të mbushur edhe pjesën bosh” – deklaroi Rama.

Ambasadori i BE-së në Tiranë duke folur në konferencë shtypi pasi i dorëzoi kryeministrit Edi Rama raportin e progresit të Komisionit Europian për vitin 2025.Ambasadori i BE-së në Tiranë duke folur në konferencë shtypi pasi i dorëzoi kryeministrit Edi Rama raportin e progresit të Komisionit Europian për vitin 2025.

Në raport ngrihen shqetësime për rritjen e presioneve politike ndaj sistemit të drejtësisë, mungesën e përparimit në garantimin e sigurisë së gjyqtarëve dhe të prokurorëve, si dhe për infrastrukturën e dobët gjyqësore.Fotografi: Office of the Prime Minister

Sipas tij, synimi historik mbetet rekomandimi i anëtarësimit në raportin e progresit të vitit 2027. “Jam krenar që Shqipëria është sot pararojë e procesit, krah Malit të Zi dhe shembulli pozitiv për vendet e tjeraqë synojnë BE-në” – tha ai.

Shqipëria në linjë të plotë me politikën e BE-së

Takimi në Tiranë pasoi publikimin e raportit të Komisionit Europian, ku theksohet se Shqipëria ka ruajtur një linjë të qartë politike dhe përputhje të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, përfshirë mbështetjen për sanksionet ndaj Rusisë. Ky pozicion vlerësohet nga Brukseli si dëshmi e besueshmërisë së Shqipërisë si partnere.

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, vlerësoi progresin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të procesit të negociatave. “Shqipëria ka arritur një progres shembullor në grup-kapitujt e hapur, dhe i fundit pritet të hapet në nëntor. Kjo konfirmon angazhimin politik dhe perspektivën e qartë që kanë shqiptarët” – u shpreh ajo.

Ndërsa shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas, e cilësoi përparimin e Shqipërisë si “të paprecedentë” dhe përmendi një afat të mundshëm për zgjerimin e BE-së. “Është një mundësi reale që deri në vitin 2030 të kemi disa vende të reja anëtare si Shqipërinë, Moldavinë, Malin e Zi dhe Ukrainën” – tha ajo, duke shtuar se ritmi i zgjerimit është ngadalësuar në Kosovë dhe Serbi për shkak të tensioneve mes tyre.

Sfidat në rrugën drejt integrimit

Progres-raporti për Shqipërinë ngre shqetësime për rritjen e presioneve politike ndaj sistemit të drejtësisë, mungesën e përparimit në garantimin e sigurisë së gjyqtarëve dhe të prokurorëve, si dhe për infrastrukturën e dobët gjyqësore.

Raporti thekson gjithashtu se reforma zgjedhore dhe ajo e administratës publike kërkojnë përshpejtim, ndërsa mjedisi mbetet kapitulli më i vështirë, sepse rekomandimet për mbrojtjen e natyrës dhe luftën kundër krimit mjedisor janë zbatuar në mënyrë të kufizuar./Rashela Shehu/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?