Dy mundësi: Gjuha dhe feja

Nga Ayhan Demir*

Fakti që Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, si i zoti i shtëpisë, këndoi këngë turqisht gjatë vizitës së Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan na detyroi të shkruajmë këtë shkrim.

Mos ta zgjasim më shumë fjalën, le të nisim temën.

Janë dy gjëra jetësore që na bëjnë ne ajo që jemi ose na tjetërsojnë ne nga ajo që jemi: Gjuha dhe feja.

Gjuha dhe feja janë kritere që plotësojnë njëri-tjetrin.

Gjuha është një mundësi për të gjithë ne. Edhe feja është ashtu.

Me gjuhë shprehim problemet tona. Ndërsa me fenw shprehim veten tonë.

Gjuha ka aftësi të përcaktojë fatin e një populli. Përshpejtohet procesi i humbjes së fesë nga ai person ose popull që ka humbur gjuhën.

Le të citojmë një fjali nga pjesa e parathënies në veprën me titull Gjuha dhe mundësia (Dil ve Imkan) të Osman Toprak, “Gjuha është lidhur me jetën e popullit, ndërsa populli me jetën e gjuhës së tij.” (Shtëpia Botuese Profil, 2009)

Çështja e gjuhës nuk është diçka që mund të shpjegohet me një dije ose interes të paktë mbi gramatikën. Gjuha është diçka që flitet, jetohet dhe mendohet.

Ai që mendon turqisht, jeton turqisht; po ashtu mendon edhe turqisht. Ai që flet anglisht dhe jeton si anglezët po ashtu mendon si ata.

Mendimi i anglezëve ishte të fshinin shtetin osman nga skenat e historisë. Si rrjedhojë këtë e arritën me befasinë ose ndihmën e atyre që mendonin pikërisht si ata.

Pikërisht këtu në këtë pikë dua të kujtoj se: Ata që dëshironin të themelonin një shtet tjetër pas shtetit osman jo më kot ndërhynë njëkohësisht mbi fenë dhe mbi gjuhën.

Në këtë çështje nuk bëhet fjalë vetëm për ne, edhe vëllezërit tanë shqiptarë dhe boshnjakë në gjeografinë që u shndërrua nga Rumeli në Ballkan, janë në një situatë të ngjashme me tonën.

Tahir N. Dizdari, i cili lindi si shtetas osman në qytetin e Shkodrës në vitin 1900, ndërroi jetë në Tiranë në vitin 1972 si shtetas i Shqipërisë. Shumë vite pas vdekjes së tij, në vitin 2005, u botua një prej punimeve të tij të rëndësishme: Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe.

Dizdari thotë kështu në parathënien e kësaj vepre: “Përveç disa fjalëve plot 4 mijë e 406 huazime kanë kaluar në gjuhën shqipe nga gjuha turke.”

Çfarë nuk ka në fjalor: Xhep (cep), byrek (börek), bakër (bakir), çorbë (çorba), patëllxhan (patlican), bojaxhi (boyaci)…

Nga ana tjetër mora nga biblioteka ime personale fjalorin e Abdulah Skaljic me titull Turqizmat në gjuhën serbo-kroate (Turcizmi u srpskohrvatskom jeziku) dhe pashë se në të autori shkruan kështu: “Në fjalor përfshihen 6 mijë e 878 terma të ndryshëm, si dhe 8 mijë e 742 togfjalësh.”

Edhe këtu çfarë nuk ka: berecet (bereket), skembe (iskembe), zumbul (sümbül), carsija (çarsi), casa (kâse), baksuz (bahtsiz), cuprija (köprü)

Arsyeja përse Turqia, pavarësisht të gjitha përpjekjeve nuk arrin të luajë një rol stabilizues dhe efektiv në rajon, por edhe arsyeja kryesore e problemeve që përjetojnë shqiptarët dhe boshnjakët modern është e njëjtë: Fakti që është realizuar një ndërhyrje e njëkohshme mbi gjuhën dhe fenë.

Nga ku e nisëm temën dhe ku arritëm. Pika nga ku u nisëm dhe ajo në të cilën arritëm duken si shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Por në fakt nuk janë.

Le të vijojmë.

Autori i himnit tonë kombëtar, Mehmet Akif Ersoy ka thënë kështu: “Për mua dy gjëra janë të shenjta; feja dhe gjuha.”

I ndjeri Mehmet Akif flet për veten, por në fakt kjo është e vlefshme për të gjithë ne.

Populli ynë ka paguar çmimet më të rënda për të mbrojtur gjuhën dhe fenë, ka dhënë miliona dëshmorë.

Le të citojmë edhe një fragment tjetër.

Ashtu siç thotë edhe poeti Süleyman Çobanoglu: “Ashtu si njerëzit dhe shoqëritë, edhe gjuhët ndryshojnë fe. Edhe gjuhët shprehin fjalën e dëshmisë. Gjuha turke është një gjuhë që ka pranuar Islamin.”

Dhe një fragment tjetër…

Mehmet H. Dogan, në veprën e tij me titull Siir ve Elestiri

(Poezia dhe kritika), pasi citon fjalën e një historiani në formën “Gjuha është e barabartë me identitetin”, e vijon kështu fjalën: “Personi që humb gjuhë, që përjashtohet ose nxirret nga ambienti ku flitet gjuha e tij, para së gjithash përjeton krizë identiteti në vetvete.” (Botimet Yapi Kredi, 1998)

Edhe situata ose drama e fëmijëve turq në Europë është shembulli më i gjallë dhe real i krizës në fjalë.

Edhe fjala e Mevlanës është e rëndësishme në këtë pikë: “Ai që shkëputet nga gjuha mëmë, bëhet i huaj ndaj vetes së tij.”

Mund të themi edhe kështu: Ata që dalin nga korniza e fjalës dhe gjuhës turke, devijojnë nga rruga. Atë që shkëputet nga tufa, e ha ujku.

Autori është analist i Ballkanit. Shkrimi u shkrua për të përditshmen “Yeni Akit” në Turqi.

SHKARKO APP