”Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama poston pamjet: Mundësi të reja financimi për NVM me normë interesi preferenciale

Programi ”Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” është një iniciativë e qeverisë, në partneritet me sistemin bankar, që u krijon ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, si edhe fermerëve, mundësi të reja financimi për të investuar, modernizuar dhe zgjeruar aktivitetin e tyre.

Kryeministri Edi Rama ka postuar të dhëna mbi këtë program, i cili sipas tij krijon mundësi të reja financimi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, me normë interesi preferenciale dhe Garanci Sovrane. ”Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, krijon mundësi të reja financimi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, me normë interesi preferenciale dhe Garanci Sovrane”,-shkruan Rama.

Programi ofron Garanci Sovrane deri në 70%, normë interesi preferenciale 2–3%, financim deri në 200 milionë lekë për çdo përfitues, si dhe mbështetje nga ekspertë për hartimin e planit të biznesit. Kushdo që aplikon mund të investojë në teknologji, pajisje, prodhim, bujqësi, turizëm dhe të zhvillojë më tej biznesin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo biznes mund të financohet për më shumë pajisje, zgjerim të kapaciteteve, teknologji të reja apo automatizim. Me normë interesi preferenciale 2 deri në 3%, afat shlyerje deri në 10 vite, programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” është i hapur deri më 20 nëntor 2027.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?