“E çmendur pas Berishës”, Elvira: Ai është bota ime (FOTO)

Në protestë e PD-së në bulevardin përballë kryeminstrisë ka ardhur edhe Elvira. ka udhëtuar me autobuz nga Shkodra për të protestuar sot në Bulevardin Dëshmoret e Kombit në një tubim të thirrur nga opozita.

Por pse është e veçantë Elvira? Siç shihet në foton e mëposhtme, ajo ka veshur një bluzë të stampuar me fytyrën e Sali Berishës.

E pyetur nga gazetarët, se përse mban Berishën dhe jo Lulzim Bashën, shkodrania thotë prerë se: “Ai është bota ime. Është babai i të gjithëve”.

Me mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës së sotme të opozitës me qëllim realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

 

SHKARKO APP