E duan në Spanjë, ylli i United merr vendimin për të ardhmen
Nën frikën e “kthetrave” të kundërshtarëve, Manchester United ka bërë lëvizjen e parë për të mbajtur në shtëpi David de Gea.
“Djajtë e kuq” i kanë ofruar spanjollit një kontratë faraonike vetëm që të qëndrojë në “Old Trafford”. Sipas “The Times”, United ka kërkuar që De Gea të nënshkruajë për 5 vite me ta, teksa paga e tij do të jetë e jashtëzakonshme.
Plot 350 mijë paund në javë, çka do të thotë diku te 17 milionë euro në sezon. Shifra të frikshme, por kur ke të bësh me një si De Gea duken mikroskopike. Për De Gea kishte shfaqur interes Reali i Madridit dhe PSG, por United u tregua e vëmendshme, duke gjetur akordin me 28 vjeçarin.