“E ka emrin Kadri, fiton shkollë për gazetari”, Rama poston foton epike
Prej disa kohësh kryeministri Edi Rama përdor një term ofendues për pjesën më të madhe të gazetarëve dhe analistëve, kryesisht atyre që e kundërshtojnë, duke i quajtur “kadrinj”. Por sot në Instagram ai ka publikuar një foto të një faqeje të quajtur “Brryli Broadway” ku me humor ironizon: “E ka emrin Kadri, fiton shkollë për gazetari”.
Përkufizimi i Ramës për “kadriun” është: “Kadriu është dikush që bën gjyqin e qëllimeve, që unë e di se ça ti ke në mend dhe unë prandaj ty të sakatoj. Një tjetër karakteristikë e kadriut është që të merr fjalën e ta kthen përmbys”.