E konfirmuar/ Partizani gjen sulmues në Seria B

Tashmë nuk ka dyshime. Joseph Ekuban do të jetë futbollisti më i ri i Partizanit. Lajmi bëhet i ditur nga eksperti i merkatos në Itali dhe jo vetëm, Gianluca Di Marzio.

Sulmuesi i klasit të vitit 2000 është vëllai i ish-sulmuesit të të kuqve, Caleb Ekuban. Ky i fundit e shfrytëzoi Partizanit për tu bërë i njohur dhe për tu transferuar te Leeds në Angli dhe më pas në Turqi me Trabzonspor.

Joseph, kartonin e të cilit e zotëron Hellas Verona do të vij fillimisht në kryeqytet me opsion huazimi dhe më pas, nëse bind drejtuesit do të blihet nga kampionët e Shqipërisë.

SHKARKO APP