E ngarkuara me punë e Amerikës, VanHorn pritet në zyrë nga kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese

E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn ka uruar sot kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, me të cilën ka zhvilluar edhe një takim zyrtar, në zyrën e kësaj të fundit.

Gjatë takimit u diskutua mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri, mbështetje që, sipas saj, përputhet me prioritetet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Mbështetja afatgjatë e SHBA-së për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri ndihmon në çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe në krijimin e një terreni të barabartë për bizneset amerikane”,- thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasada thekson se Gjykata Kushtetuese ka një rol kyç në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, në mbajtjen përgjegjës të atyre që shkelin ligjin, si dhe në sigurimin e një sistemi ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, që krijon kushte të favorshme për investimet dhe bizneset amerikane në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?