E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, takim me deputetët e rinj të PS dhe PD
E ngarkuara me punë e SHBA-së në vendin tonë, Nancy VanHorn , ka zhvilluar një takim me deputetë të rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se VanHorn i përgëzoi deputetët, teksa ata nisin Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP).
“Këtë javë, e ngarkuara me punë, Nancy VanHorn, u takua me deputetë të rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike për t’i përgëzuar ata teksa nisin Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP). Ata do të udhëtojnë së bashku në Washington, DC; Phoenix, Arizona; dhe Pensacola, Florida, për të forcuar bashkëpunimin SHBA–Shqipëri mbi prioritete të përbashkëta, si nxitja e lidhjeve tregtare, çuarja përpara e zhvillimit ekonomik transparent dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike përmes përpjekjeve ndërpartiake”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
KOHA JONË SONDAZH

