E rëndë/ Adoleshentja vdes gjatë operacionit, mjeku anestezist tenton t’i japë fund jetës

Një adoleshente nga Tirana me iniciale B. P., 15 vjeçe ka humbur jetën në orët e para të ditës së sotme rreth orës 01:00 në një spital privat në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë bëhet me dije nga burime policore, të cilat konfirmojnë se ka dyshime që adoleshentja të ketë humbur jetën si pasojë e anestezisë ndonëse ende nuk është zbuluar shkaku.

Fill pas kësaj ngjarje mjeku anestezist që e ka asistuar T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të vetëvritet (duke injektuar në trup prepart lëndë anastezie).

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nën kujdes mjekësor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekësore e shtetases B.P.
vijon

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?