E zë dajën duke ia dhunuar të dashurën, shihni rezultatin

William Mattson (52), nga Conway, në shtetin federal Kalifornia, është vënë prapa grilave pas akuzave se natën e Vitit të Ri ka dhunuar të dashurën e nipit të tij, emrat e të cilëve nuk janë publikuar.

Sipas raportit policor, nipi pas argëtimit të natës së ndërrimit të moteve, djaloshi e ka kthyer të dashurën deri në shtëpinë e babait të vet, në dhomën ku banonte me të dashurën. Pas pak kohe, ai u kthye në shtëpi dhe dëgjoi britmën e zëshme.

E hapi dhunshëm derën e dhomës dhe aty e zuri dajën, që gjithashtu jetonte në këtë shtëpi, duke qëndruar mbi vajzën. si transmeton lajmi.net, pas kësaj ai e nxori nga dhoma dhe shtëpia dhe e goditi disa herë mjaft keq.

Pas kësaj e thirri policinë dhe filloi ta tregojë ngjarjen. Derisa ai po jepte deklaratën, në shtëpi u rikthye daja, i cili filloi të tregonte versionin e tij të ngjarjes.

Sipas tij, ai dhe e dashura e nipit të tij kishin pirë pak bashkë dhe pastaj kishin filluar të përqafohen e ledhatohen, kurse vajza tërë kohën ka qenë lakuriq, por e mbuluar me batanije, kurse ai ishte i veshur.

Dhe derisa daja po fliste, djaloshi u tërbua aq shumë sa që para policëve filloi të godasë edhe më keq dajën. Rezultati i këtij dajaku shihet edhe në foton e bërë pas arrestimit të Williamit.

Në ndërkohë, vajza iu ka shpjeguar policëve se nuk është pajtuar për akt seksual me dajën e djaloshit. Polica ka arrestuar dajën, ndaj të cilit vajza ka bërë padi edhe për dhunim.

Kundër djaloshit të tërbuar që e rrahu keq dajën e vet policia nuk ka bërë kurrfarë paraqitje.

SHKARKO APP