FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Edhe Dua Lipa mban qëndrim kundër arrogancës së Ramës”- Partia Demokratike Europiane: Mazhoranca nuk mund të ndryshojë ligjin për zonat e mbrojtura pas dyerve të mbyllura

Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas deklaratave të këngëtares shqiptare Dua Lipa në një podkast me Lea Ypin mbi protestat në Shqipëri kundër Ramës dhe projektin për Sazanin dhe Zvërnecin.

Demokratët Europianë shprehen se edhe Dua Lipa tashmë po thotë atë që qytetarët shqiptarë po kërkojnë prej muajsh, se ligji për zonat e mbrojtura nuk mund të ndryshojë pas dyerve të mbyllura apo pa konsultim.

Demokratët Europianë kërkojnë llogaridhënie dhe respekt për trashëgiminë natyrore nga kryeministri Rama dhe qeveria e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Demokratëve Europianë:
Edhe Dua Lipa tani po e thotë qartë atë që shqiptarët e kanë përsëritur në rrugë prej gjashtë javësh: ligjet për mjedisin nuk mund të ndryshohen pas dyerve të mbyllura, pa konsultim publik. Kjo nuk është një deklaratë e një personazhi të famshëm. Është zëri i një vendi që kërkon transparencë, llogaridhënie dhe respekt për trashëgiminë e tij natyrore. Kryeministri Rama duhet të ndalojë së shpërfilluri këtë zë. Shqipëria po flet. Ka ardhur koha që ai ta dëgjojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?