Edhe Rovena Zoto në garë për Prokurorin e Përgjithshëm, deri më 1 gusht priten dhe emra të tjerë

Rovena Zoto (Bozo) është zyrtarisht kandidatja e dytë në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Aktualisht, Rovena Zoto ushtron detyrën si prokurore pranë Prokurorisë së Tiranës. Ajo është emëruar prokurore në vitin 2010, pasi përfundoi Shkollën e Magjistraturës.

Gjatë karrierës së saj, Zoto ka ushtruar detyrën në Prokurorinë e Lushnjes, Fierit dhe Tiranës. Ajo ka hetuar vepra që lidhen kryesisht me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, krimet financiare dhe hetimet pasurore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë bëhet mësohet se deri në datën 1 gusht, kur është edhe afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave, pritet të paraqesin kërkesat e tyre edhe Fatjona Memçaj, Arta Marku, ish-prokurore e përgjithshme e përkohshme, si dhe Ylli Pjetërnikaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?