Edhe Sllovenia tërheq nga tregu produktet shqiptare: Specat e kuq përmbajnë pesticide të rrezikshme

Kompania sllovene Geaprodukt ka tërhequr nga tregu specat e kuq me origjinë nga Shqipëria, pasi analizat zbuluan prezencë të lartë të pesticideve acetamiprid, formad dhe flonicamid.

Sipas njoftimit zyrtar, klientët u kërkuan të kthejnë produktin në vendin e blerjes, ndërsa në rast se kjo nuk është e mundur, duhet të hidhet në mbeturinat biologjike. Produkti nuk duhet të konsumohet, dhe personat që kanë qenë në kontakt me të duhet të dezinfektojnë duart.

Po ashtu, Kroacia dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë pezulluar dërgesat e pjeshkave nga Shqipëria për shkak të substancave të rrezikshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Kroaci u gjet një përmbajtje e lartë e nikelit, ndërsa në Bosnjë nivele të rritura të klorpirifosit, një pesticid i rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Autoritetet lokale paralajmëruan qytetarët të mos konsumojnë pjeshkën nga këto dërgesa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?