Edi Paloka: Nuk jam më në grupin organizator të protestave!

Deputeti i PD, Edi Paloka, i pyetur për zhvillimet e brendshme në PD, debatet dhe pakënaqësitë në radhët e demokratëve, u shpreh sonte në media se ai ka vendosur të qëndrojë  dhe jo të largohet, pavarësisht se propozimet e tij në shumicën e rasteve nuk janë pranuar.

Edi Paloka nënvizoi se “vërtet ka diskutime, ka debate, por në fund fare merren vendime dhe sigurisht shumica vendos dhe ne jemi të detyruar të zbatojmë vendimet që merr shumica. Pavarësisht se shumë nga propozimet e mia nuk janë pranuar edhe pse kanë dalë ashtu siç kam thënë unë.

Kur nuk dëgjohesh ose fillon bërtet, i bie tavolinës me grusht ose rri një pozicion në heshtje dhe mbase nuk flet më. Ka disa qasje. Unë mendimet e mia i jap por nuk imponohem që të kalojnë në shkallë të tjera. Nuk jam pasiv por nuk jam në grupin organizator direkt për protestat”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Paloka mbetet njeriu me besnik i Berishës që prej vitit 1991, ndonëse tani atë e kanë spostuar ata që i janë bashkëngjitur liderit demokrat, pasi e dërmuan Berishën me dru e dajak kur donte të merrte selinë Blu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?