Edi Rama u tregua i pamëshirshëm me PD
Nga Mero Baze
Edi Rama u tregua i pamëshirshëm për t’i lënë të provonin veten. Sali Berishën e la të provonte, se ishte i aftë të bënte një “revolucion” dhe të përmbyste qeverinë e “bijëve të etërve” siç premtoi. Lulzim Bashën e la të provonte se ishte Kryetar i Partisë Demokratike dhe se di, si ta çoj drejt fitores, atë parti. Alabakët e sjell me autobuzë nga rrethet i la të thyenin strehën e kryeministrisë, të shkatërronin Ministrinë e Transporteve dhe të digjnin një bunkier simbolik, që përkujton diktaturën komuniste në Shqipëri. Policinë e la të mos përfshihej në përleshje me demonstruesit, për të shmangur çdo simptomë të 21 Janarit. Dhe publikun shqiptar e la të shikonte se ku është diferenca mes palëve, mes një shteti që të vret me duar në xhepa në bulevard dhe një tjetëri që s’të prek as me dorë, edhe pse hynë nëpër ministri dhe “kalon perimetrin” siç mbrohej Berisha pas vrasjeve më 21 janar.
Nuk do të isha kritik për dhunën e PD, ndaj institucioneve dhe diegien e bunkierit, sikur të kishin një ide se çfarë donin të arrinin. Nuk do isha kritik as me imazhin e dhunshëm që u përpoqen t’i japin protestës, nëse ajo do të kishte një prapavijë të qartë. Por pas tymit mbi një bunkier simbolik, fshihet qart kriza e mungesës së lidershipit të Partisë Demokratike.
I gjithë aksioni politik për protestën, pati dyzimin mes linjës së dhunës, frymëzuar dhe mbrojtur nga Berisha dhe retorikës artificiale dhe gjuhës së drinjtë të Bashës, që duket më i trembur nga Berisha se sa nga Rama.
Për të thirrur demonstruesit në Tiranë, duhej retorikë dhune, ndërsa për të nxjerr qytetarët në shesh, duhej një fjalor paqësor. Në fakt retorika e dhunës dominoi dhe mitingu ishte më i vogël se mitingu i një viti më parë, të Partisë Demokratike.
Dy javët e fundit parlamenti u përdor si tribunë, për të ngritur tensionin dhe për të ndjellur dhunën sipas ideve të Berishës. Pas protestës, Basha nxitoi të largonte përgjegjësinë nga dhuna e ushtruar, ndërsa Berisha e mori përsipër duke ja lënë në derë PD. Pra i vetmi njeri i qartë, para dhe pas protestës, ishte Berisha. Ai përdori dhunën verbale për të thirrur protestën dhe mbrojti dhunën pas protestës. Basha edhe thirrjet e dhunëshme i kishte frik, megjithëse i donte, edhe dhunën që udhëhoqëi vet, me njerëzit e tij, se mori dot përsipër.
Qëndrimet e ashpra të SHBA dhe ajo që pritet nga BE, nuk janë vetëm një shuplak për të, por dhe një siklet, që e detyron të distancohet nga Berisha.
Kështu përmes këtij dyzimi mes retorikës së dhunës nga Berisha dhe frikës nga dhuna që ka Basha, Partia Demokratike, del nga kjo protestë, më e humbur se ishte para protestës, pasi asgjeson çdo qëllim të saj.
Së pari asgjeson imazhin e një force politike serioze, që shmang dhunën dhe dëshmon fuqinë e saj, përmes mbështetjes që ka, gjë që e bëri shumë mirë vitin e kaluar.
Së dyti bën diferencë të frikëshme me mënyrën se si është sjellur kur ishte në pushtet. Policia shqiptare është ajo e 21 janarit 2011, por shefat e ndryshuar të saj, nuk urdhruan të vriteshin njerëzit që hynë tek dera e kryeministrisë, apo Ministrisë së Trasporteve, por as që i prekën me dorë. Lulzim Basha nuk kishte pse ua jepte këtë shans socialistëve të tregoshin kaq të qyetarëuar, dhe të bënin “anti- 21 Janarin” . Me këtë akt Basha ka dëshmuar veten dy herë fajtor, e para si vrasës i katër qytetarëve më 21 janar dhe e dyta si një lider pa autoritet, që ja udhëheq partinë instiktiti i dhunës.
Së treti dërgon mesazhe të gabuara tek komuniteti ndërkombëtar dhe sidomos SHBA dhe Bashkimi Evropian, të cilët janë anagazhuar me gjithë energjitë e tyre në reformën për drejtësi, duke pritur votat e opozitës, dhe përgjigjia me protesta të dhunëshme, është një sinjal negativ, që lë të kuptosh se i vetmi shans që kanë të shpëtojnë nga reforma në drejtësi, ose ndëshkueshmëria ligjore në të ardhmen, është destabilizimi i vendit.
Dhe të gjitha këto janë bën si dhuratë kundërshtarit të vet Edi Rama, i cili me qeverisjen e tij, ka krijuar qindra arsye për protestë. E vërteta e hidhur është se në shoqëri ka më shumë opozitarizëm se sa në opozitë. Nga mënyra si u soll me këtë protestë, Basha dëshmoi se nga frymëzuese protestash, është kthyer në sabotues protestash, duke bërë të paqenë opozitën zyrtare. Dhe e gjithë kjo vetëm, se njerëzit nuk dijnë kë të dëgjojnë, ulërimat e Berishës apo zërin e ngjirur të Bashës.
Marrë nga Tema. Titulli origjinal: "Të paqenë"