Edlira Çepani kandidate e PD për Tiranën?

Në një kohë që PS-ja e ka treguar emrin gazetari Roland Qafoku ka zbuluar prapaskenat brenda opozitës për gjetjen e kandidatit për Bashkinë e Tiranës.

“Opozita po rrotullohet rreth diçkaje që nuk e nxjerr te qëllimi final, që është një alternativë e fortë. Shihni sa para është Partia Socialiste. Kur PS nis një aksion politik, PD merret akoma me Diellën. Rama e përdori Diellën si karrem, jo vetëm që i shërbeu për qeverinë, por e futi edhe opozitën në këtë vorbull”, tha Qafoku.

Ai zbuloi se në diskutim është hedhur edhe emri i Edlira Çepanit, një figurë e shoqërisë civile, si kandidate e mundshme për Tiranën. “Është hedhur një emër aty, Edlira Çepani, e shoqërisë civile për kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës. Por jo thonë në opozitë, duhet njeri politik. Por ç’politik mor?!”- theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?