Eduart Ndocaj: Do të martohem sërish në 2019…
Lajme E Premte, 9 Prill 2021 23:58
Menjëherë pasi mori mandatin e tij si deputet I Kuvendit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj braktisi Milanon, e u vendos në vendlindje, në Manati të Lezhës, në shtëpinë e tij tre katëshe, të stilit kaubojs.. Për Eduart Ndocajn, dita nis herët me filxhanin e kafesë turke, duke I hedhur një sy titujve kryesore të gazetave, mos kanë ndonjë deklaratë në lidhje me te..
Për “Vizionin e Pasdites”, ai rrëfen se i mungon shumë familja, e cila përbëhet nga bashkëshortja, që është krahu I tij I djathtë , si dhe tre fëmijët, dy vajzat e një djalë.. Madje tregon se vajzat ishin shqetësuar përse mediat po talleshin në lidhje me kapelen..
Ndocaj ndan edhe momentet sesi është njohur me bashkëshorten: “Ishim për gjueti dhe e pashë. Menjëherë sapo isha kthyer nga Greqia. U interesova se kush ishte dhe u takuam.. Ishte një dashuri me shikim të parë”.
Por pas disa muajsh I duhet të niset në emigracion dhe të rikthehej pas katër vitesh..
“Ishte e vështirë të mbaje kontakte me të sepse në atë kohë nuk kishte telefona. Ishte viti 1997, komunikonim vetëm me letra, kemi gati 100 letra për shoq. Kur u riktheva , ishte tepër emocionuese. Prinderit nuk më njohën sepse kisha ndryshuar shumë nga ana fizike, ndërsa ajo po – thotë Eduarti,.
Për moderatoren dhe autoren e emisionit “Vizioni I Pasdites”, Orinda Huta, Ndocaj tregon se është martuar dy herë.
“Në fillim, bëmë një javë dasëm, tradicionale. Ishte emocionuse për të gjithë. Ndërsa pas 10 vjetësh, e rikonfirmuam edhe njëherë dashurinë tonë, ku dëshimtarët ishin fëmijët”.
I pyetur nëse do të kemi një dasmë tjetër, Ndocaj thotë se në vitin 2019, familja do të mblidhet sërisht për të gëzuar për dashurine e tij me zonjën Valentina.
Eduardi thotë se ka pasion edhe pikturën dhe thotë se në 8-vjeçare ai ka ndjekur edhe një kurs pikture. Ai rrëfen se “Mercedesi” i tij është përdorur në filmin “The Goodfather” dhe në serialin Italian me personazh Gabriel Garkon “Rispeto e Onore.
“Kam disa makina të llojit të fundit por më pëlqen ky Mercedes. Më pëlqen të blej makinën e Al Kapones por atë e ka një italian që është në Amerikë dhe vështirë se mund të realizohet” përfundon deputeti Eduart Ndocaj.