
Situata përpara Kryeministrisë është tensionuar mbrëmjen e kësaj të diele. Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë, dhe këta të fundit janë futur brenda protestës për të shoqëruar disa prej tyre. Në përgjigje të situatës së krijuar, Policia e Shtetit ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe autobotet me ujë për të shpërndarë turmën. Sakaq, edhe gazetarët po pengohen të bëjnë detyrën, pasi janë dëgjuar të shprehen: Ku është perimetri i sigurisë?


