Ekonomi: ARMO dhe Kurum, bumerang për ekonominë
Rasti i falimentimit të dy kompanive të mëdha strategjike si Kurum dhe Armo duhet studiuar me kujdes pasi mund të kthehet në bumerang për ekonominë.
Kështu ka pohuar ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarjes, Milva Ekonomi, në emisionin “Ekopolitikë”, duke shtuar se për zonën e lirë ekonomike të Spitallës do të rihapet tenderi, porse kësaj herë me një ridimensionim të kushteve për hapësirën.
Më tej, ministrja theksoi se ekonomia shqiptare nuk është në deflacion. Sipas saj, tkurrja e konsumit lidhet direkt me aksionin antiinformalitet, çfarë ka bërë që konsumatorët të kënë një lloj pasigurie emocionale për të shpenzuar, por jo mungesë parash.