Ekonomi: Të forcojmë shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë

 Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi mori pjesë sot në Konferencën “Aspirata për një treg të përbashkët Shqipëri-Kosovë”, e organizuar nga Dhomat Amerikane të Tregtisë në Shqipëri e Kosovë (AMCHAM Albania dhe AMCHAM Kosova) në bashkëpunim me revistën Monitor.

Në këtë konferencë u paraqitën dy raporte lidhur me nivelin e tregtisë mes dy vendeve parë nga këndvështrimi i Shqipërisë dhe i Kosovës.  Diskutimet në konferencë u zhvilluan në tre panele, ku në panelin e parë u diskutua për “Tregtinë mes dy vendeve, situata, potenciali dhe problematikat”; në panelin e dytë u diskutua mbi “Investimet reciproke në dy vendet” në të cilin mes folësve ishte dhe Ministri i zhvillimit Ekonomik të Kosovës z. Blerand Stavileci; dhe paneli i tretë me titull: Biznesi përballë politikëbërësve, ku morën pjesë edhe Ministrja e zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj Milva Ekonomi si dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë znj Hykmete Bajrami.

Në fjalën e saj, Ministrja Ekonomi theksoi se mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës po bëhet gjithçka është e mundur për të lehtësuar barrierat tregtare por dhe për të adresuar problemet konkrete që hasen herë pas herë mes dy vendeve.  “Kemi disa marrëveshje që datojnë në kohë të ndryshme, të cilat janë riparë, sepse ndryshimet e gjithë kuadrit ligjor që pëson Shqipëria apo Kosova kanë nevojë të reflektohen edhe në këto lloj marrëveshjesh. Veç kësaj dy vendet tona marrin pjesë në takimet periodike që zhvillon CEFTA dhe si Shqipëria ashtu dhe Kosova në mënyrë të koordinuar, kërkojnë që në CEFTA të bëhen rregullime që t’u shërbejnë shkëmbimeve tregtare”, tha Ministrja Ekonomi. Ajo shtoi se komunikimi me Kosovën është jo vetëm në nivel Ministror por dhe në nivel teknikësh dhe ekspertësh me qëllim përmirësimin dhe rishikimin e marrëveshjeve aktuale të bashkëpunimit.

SHKARKO APP