Ekonomia “Rama 2” – Malaj: Duhej më i detajuar; Bode: Nuk adreson problemet
Dy ish-Ministrat e Financave Arben Malaj dhe Ridvan Bode analizuan programin qeverisës të “Rama II” në emisionin “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe.
Për Malaj, programi duhet të ishte më i detajuar. Ndërsa Bode thotë se programi nuk adreson problematikat.
Arben Malaj: Në prishmëritë me qytetarin dhe jo thjesht me votuesin partiak gjërat kryesore nisin nga ulja e varfërisë, rritja e punësimit, cilsia e arsimit, shëndetit publik dhe një ambjenti të përgjithshëm për të marrë risk dhe bërë biznes, si individ, biznes i vogël, i mesëm apo i madh. Ndoshta gjërat duhen qartësuar. Dimë që rruga më e mirë për të ulur varfërinë është rritja e punësimit atëherë thuhet që po: Brenda katërvjeçarit ka një objektiv për 220 mijë vende pune, sipas studimeve tona politikat ekonomike, fiskale që krijojnë këto mundësi, se ato do të vinë të gjitha nga sektori privat, parashikojmë këtë rritje në këtë sektor.Është hera e parë e prezantimit të një programi të qeverisë në mënyrë kaq konçize.Brenda një periudhe të vogël qeveria do të shkojë në parlament për buxhetin që nuk është thjesht defiçit dhe borxh por do të jenë brenda të gjithë politikat dhe objektivat që duhet të arrihen.Mund të ishin më të sistemuara. Politikat fiskale që ju thoni se duhet të jenë aty nuk e bëjnë në program por në buxhet.Kur rritja më e madhe ekonomike nuk ka kompensuar humbjet e normave nominale të taksave jemi gjendur përballë situatave të vështira, për një borxh më të madh apo për shkurtime më të thella në shpenzime. Nëse do të arrihet që ekonomia shqiptare të rritet me 5.5% dhe 6% e ka shumë më të lehtë për trë ruajtur stabilitetin financiar.Por deri tani, gjatë ecurisë së tranzicionit ka qenë shumë e vështirë të kemi një përputhje të asaj që kemi parashikuar si të ardhur me deficitin dhe borxhin. Shpesh jemi detyruar ta menaxhojmë duke vënë në një kontroll më të rreptë shpenzimet, qoftë dhe administrativ.
Ridvan Bode: Mendoja se do të ishin më të qartë dhe më të adresuar.Materiali ka më shumë retorikë politike sesa propozime, matje apo programe të mirëfillta për reformim.Në fushatë elektorale nuk dolën me një program elektoral sikurse doli dhe opozita.Nga sa u tha në publik nuk pamë një program.Jo se qeveria nuk di të bëjë një program por nuk i ka kushtuar vëmendje.Ka dhe gafa teknike që janë të rënda.Titujt e kapitujt janë ato që kanë të bëjnë me problematikën. Shtjellimi dhe balancimi i brendshëm nuk jep asgjë.Po të marrim që rritja ekonomike të shkojë nga 3% në 5-6% duket sikur ka përllogaritje por në fakt nuk ka.Ekonomia shqiptare kan nevojë për një rritje ekonomike të balancuar dhe të shëndetshme. Burimet janë.Qeveria nuk ka evidentuar se çfarë do të bëjë për të shfrytëzuar këto kapacitete. FMN e tha se ekonomia shqiptare përformon nën kapacitetin e saj.Sfida e qeverisë është një bllok reformash strukturore të ekonomisë që ta nxjerrë nga ky impakt, ekonomia luhatet në një amulli.Sot e kemi këtë rritje ekonomike por vetëm investimet e huaja të dy firmave janë 2 miliard dollarë TAP dhe Devoll.Qeveria duhet të adresonte se çfarë reformash strukturore kemi nevojë.Që të krijojë një entuziazëm ekonomik. Në program flitet për energji dhe nuk ka asgjë. Thuhet çfarë do bëjë KESH. Për bujqësinë asnjë llaf, për turizmin.