El Salvador, vendi ku regjistrohen 14,4 vrasje në ditë

El Salvadori mund të konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për të jetuar. Aty dominojnë bandat kriminale, të cilat përleshen çdo ditë me njëra-tjetrën për shkak të territorit. Të enjten për herë të parë pas dy vitesh në këtë shtet nuk është regjistruar asnjë vrasje. Howard Cotto, shefi i policisë së El Salvador, gjatë një deklarate për mediat, tha se pas një periudhe të gjatë kohore, dita ka kaluar pa u shënuar ndonjë vrasje.

Sipas tij,  dita e fundit që në El Salvador ka kaluar pa ndonjë vrasje të regjistruar, ka qenë ajo e 22 janarit të vitit 2015. Gjatë vitit 2016 në këtë shtet të Amerikës Qendrore mesatarja e vrasjeve në ditë ka qenë 14.4.

El Salvador është njëri nga shtetet që ka kaluar në një periudhë lufte, por që akoma llogaritet i rrezikshëm. Në vitin 2015, në këtë shtet për çdo 100 mijë banorë janë vrarë 104 persona. Të dhënat flasin se në vitin 2016 përqindja e të vrarëve ishte ulur për 2 për qind. Gjithsesi situata mbetet jashtë kontrollit të autoriteteve shtetërore dhe për të jetuar në këtë vend është shumë e rrezikshme.

SHKARKO APP