Emergjencat civile, ministri Demo: Bashkitë do të kenë më shumë fleksibilitet financiar dhe mjete më efektive

Në kuadër të masave paraprake për menaxhimin e emergjencave civile gjatë sezonit të dimrit, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo mori pjesë në takimin e përbashkët me Ministren e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, prefektët e 12 qarqeve dhe drejtues të strukturave kryesore të reagimit në terren.

Takimi vjen pas situatave me reshje intensive dhe përmbytje të lokalizuara, ku falë reagimit të shpejtë të strukturave vendore, dëmet u minimizuan. Demo theksoi se faza e ardhshme kërkon jo vetëm koordinim, por edhe forcim real të kapaciteteve të bashkive, duke e konsideruar këtë thelbësore për menaxhimin efikas të emergjencave.

”Po u japim më shumë fleksibilitet financiar bashkive, që ato të kenë mundësinë të trajtojnë më mirë burimet njerëzore dhe të kryejnë ndërhyrjet e nevojshme në territor sa më shpejt dhe me sa më pak burokraci”,-deklaroi Demo. Ai vuri theksin edhe te reformat në proces, duke nënvizuar se qeveria po ndërmerr disa ndryshime ligjore për të rritur kontrollin mbi territorin dhe për të forcuar rolin e strukturave vendore në reagimin ndaj emergjencave.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Po modernizojmë mënyrën e funksionimit të ligjit të prefektit, policisë bashkiake dhe inspektoriateve të territorit (IMT). Këto reforma do të sigurojnë jo vetëm më shumë përgjegjësi, por edhe më shumë efikasitet dhe llogaridhënie”,-u shpreh ministri. Demo e mbylli duke theksuar se forcimi i pushtetit vendor dhe profesionalizimi i mëtejshëm i strukturave në terren është rruga e vetme për të garantuar reagim efektiv dhe mbrojtje të qytetarëve në çdo situatë emergjente.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?