Emigrantët u tradhtuan nga të gjitha
Nga Anila Rezhda/Eshtë hera e parë që mbas plot 25 vjetësh në këtë takim masiv jemi mbledhur vetëm për jetët tonë nga organizata “JETA”. Është hera e parë që nuk na mbledh kjo apo ajo parti, politika, zgjedhjet dhe kryesorja, për herë të parë të gjitha përfaqësitë e emigrantëve në Greqi bashkë. Ndaj dhe unë morra laps e letër sepse e shkruara mbetet.Është koha që duhet të përmbledhim tematikat e problemeve tona në ato me masive, në ato të së mirës së përbashkët. Është koha që të gjithë na lanë në rrugë. Është koha e re me ndryshimet e frikshme si brenda shteteve, si brenda gadishullit, kontinentit dhe botës. Na gjeti më të papërgatitur se kurrë, pasi me shpresë zemre besuam se çështjet tona mbas plot pas tre dekadash do kishin hyrë në rrugën e shinave dhe do kishin marrë udhën e zgjidhjes. Me atë shpresë tashmë të humbur se këta apo ata, kjo parti apo ajo, kjo qeveri që vjen apo ajo që do votohet do ulet këmbëkryq me emigrantët dhe për herë të parë do ti dëgjojë si njerëz dhe jo duke i llogaritur si forca e vetme ekonomike fitimprurëse për shtetin jashtë shteti. Deri më tani për të gjitha fuqitë politike të vendit tonë jemi numër dhe vetëm numër. Janë kaq dhe aq, në këtë shtet dhe qytet, çdo vit dërgojnë këta shuma lekesh, ra shuma u ngrit shuma. Ku jemi dhe sa frymë të gjalla jemi, sa fëmijë kanë lindur dhe i janë shtuar trungut në Atdheun tonë? E dimë? Sigurisht që jo, pasi mbas 25 vjetësh në Janar të këtij viti aprovohet ligji për regjistrimin e emigrantëve. U kujtuan së fundmi të përshëndesin brezin tim të parë të emigrimit të 90-tës në prag të ngrysjes së jetës tonë. Minimumi për të qarë!
Nga e filluam ne? Secili nga ne mbart me vete një histori të dhimbshme jete. Ishim dikur fëmijë të një familje, flisnim të njëjtën gjuhë, mendonim për të ardhmen e Atdheut siç do i ri dhe e re. Kishim bërë ëndrra dhe kishim shpirtin plot dëshira. Këta ishim në të gjithë bashkë në vitet 90. Kur blloku i madh politik ku ne bënim pjesë, ai i Varshavës rrënohet. Shqiptaret do ikin nga sytë këmbët. Pritej të vinte demokracia e dëgjuar, pritej te vinte imperializmi i parave, prisnim të vinte liria e fjalës dhe e veprimit. Në atë ndarje të asaj kohe ne ishim shqiptarë brenda vendit dhe jashtë vendit, pra të ndarë thjesht nga vendi ku jetonim. Sot mbas 25 vjetësh jemi:shqiptarë në Shqipëri, shqiptarë jashtë Shqipërisë, fëmijë shqiptarë të lindur jashtë Shqipërisë për të cilët të rriturit çirren, luten e përpiqen këtu atje me para dhe lodhje. E gjitha kjo situatë më thotë dikush pse? Dashuritë tona lindën fryte, lindën fëmijët tanë të shtrenjtë. Ligj natyre. Ku është çudia? Çudia është se bota dhe vendlindja na panë si krahë pune, si gjymtyrë pune, si sasi lekësh në xhep dhe KURRË si jetë të gjalla. Pra sot jemi me të ndarë se kurrë. Mos duhet ta fillojmë nga këtu?
Çfarë arritëm në Republikën Greke? Ne jemi historia e re dhe e bukur e dy vendeve tanë fqinje. Ne jemi ata që i treguam botës ndër të parët vlerat e kombit, karakteristikat, vlerat popullore. Ne i treguam historinë e popullit tonë të huajve kudo që u ndodhëm. Ata dinin një Shqipëri hermetikisht të mbyllur. Ne ju thanë ashtu veçmas aty ku punonim se kishin arsim të detyruar, se kishim Pallat Kulture ku këndonim e kërcenim, se kishim Festival Kënge Kombëtar, se kishim Festival Folklorik Kombëtar një herë në 4 vjet në Gjirokastër. Ne ju thamë se kishim Kod Pune dhe pushime vjetore në dimër ose verë. Ne ju thamë se mësuesi në atdheun tonë është i shenjtë dhe i vlerësuar. Ne ju thamë që Shqiptarët janë shumë gjuhësore pasi rusishtja do ishte gjuhë e detyruar për prindërit tanë ndërsa për ne do ishte anglishtja. Ne ju thamë se italishten e dimë ujë pasi italishtja është bijë e gjuhës tonë Kombëtare shqipe si gjuhë mëmë e gjuhëve Indoeuropiane. Këtë mësojnë gjithë studentet e filozofisë në Universitetin Aristoteli në Selanik si dhe unë në filozofinë Italiane në lëndën e detyruar.
Gjuhët amtare të botës janë 4 ndër to gjuha Shqipe. Pse ziheni atëherë kot për gjuhen? Kur kjo mësohet në Universitete Europiane, ka arsye të çirren opinionistët nëpër televizionet tona pa pyetur kurrë për Universitete Shqiptare në Greqi? Ne i mësuam botës se familja është e shenjtë. Martesat dhe vdekjet i festojmë dhe i nderojmë njerëzit tanë me të qarë dhe të qeshur sipas rastit. Ne veshim nusen me të bardha dhe e festojmë një javë plot. E pastaj presim të mbarset, e pastaj lehonë. E duam dhe e ushqejmë plot dashuri. Ne vishemi me të zeza kur dikush vdes dhe e qajmë me lot shpirti. Ne i thamë që në vendin tonë mund të kesh besim fetar e të duash i lirë dhe i qetë, në ushtrimin e detyrimeve fetare. Ne i thamë botës se Shqipëria në 4 kryqëzatat e shtetit famëkeq Venecian 1000 vjet shtet, nga më jetëgjatët në botë, do ishte fuqi shumë e llogaritshme në Adriatik. Ata do pushtonin rivierën tonë dhe 7 ishujt Greke.
Ne i mësuam botës se nga pushtimet Otomane do ruanim gjuhën tonë. Ne do i mësonim botës se Shqiptari mashkull shquhet si: Politikan, diplomat, luftëtar, mjeshtër ndërtimesh, zdrukthëtar, përpunues argjendi, floriri, bakeri. Mashkulli shqiptar është peshkatar për arsye se ka det, është blegtoral, tregtar, bujqësor, zanatçi. Femra Shqiptare është amvise, qëndis me grep e me shtiza, punon triko, qep veshje Kombëtare. Ka traditë gastronomike, gatuan, gatuan ëmbëlsira, punon ullirin, përgatit turshitë, zarzavatet, bën gliko, qëndis, thur centro, perde, kuverta, çarçafë. Femra Shqiptare shton tryeza familjare me shumë pjesëtarë. Kur i vdes burri rrallë martohet që të mos përzihet fara e familjes. Nderon burrin me të zeza dhe rrit nipër e mbesa. I dëgjohet fjala dhe bëhet bashkëpronare e pasurive të burrit. Pra ligji jonë civil nderon gruan dhe nuk e lë rrugëve, pasi bëhet nënë akoma më shumë. Ligjet tona për femrën janë nga më të civilizuarat në botë. Kanuni i Lekë Dukagjinit tonë do bëhet baza e Kodit Civil Gjerman. Ai do merret si bazë për ndërtimin e ligjeve civile në Europë. Ne si popull mësuam të jetojmë dhe të rezistojmë me gjuhë e kulturë. Fuqitë e mëdha na llogarisin gjithmonë si popull që ka opinion, që është kryeneç, do që të bëhet e tija, nuk gënjehet kollaj, nuk beson kollaj tek të huajt ndaj dhe ka rezistuar kaq bukur që nga lashtësia. Shekuj më parë do përmendej si Popull trim që nuk lufton vetëm për lirinë e tij por edhe të popujve fqinje. Shqiptarët do shquhen si trima në mbarë Ballkanin.
Shqiptarët e atëhershëm e donin qetësinë në Ballkan, i donin shtetet fqinje dhe dinin mirë se kur binte flaka te shtëpia e komshiut nuk do vonojë të vijë edhe tek ty. Bukuria natyrore nuk do mençuri të madhe të thuash që ka, pasi si vend Ballkanik, i ngrohtë dhe me katër stinë, është një bace e bukur plot diell, fruta e ushqim. Burimet natyrore janë; nafta, bakri e floriri. Shqipëria mbytet ne ujë dhe me burim energjik dielli dhe hidrocentral. Pyjet tanë shquhen për pemë e gjelbërim. Bagëtitë tona hanë ushqim të pastër. Dete, liqene, lumenj. Pra jemi tokë e bekuar me njerëz të mençur. Këto doja t’u kujtoja unë romantikja, t’ju thosha që jemi vlerë e vërtetë. Qëndruam në këtë shtet mikpritës plot dinjitet. Kurrë shqiptari nuk lypi rrugëve, uria e griu por tha punë dhe jo bukë. Kurrë nuk do shfrytëzojë foshnjat e porsalindura. Fëmijët tanë nuk dine ç’është rruga. Janë të pastër e të edukuar, të krehur, të veshur, të parët në shkolla e universitete. Pa asnjë lloj ndihme nga shteti jonë rezistuam dhe krijuam historinë e re Greko-Shqiptare. U mbajta peng si njeri, unë Shqiptari i ‘90-tës për histori të shkuar dhe unë si Anilë boll u çora duke thënë: “Boll me eshtra e histori të shkuar. Gjak, luftëra, sherre.
Pa më thoni një faqe histori të popujve në bote që nuk ka gjak? Sa më shumë të vrarë aq me trima. Unë ndërtova urë të re, linda fëmijët atje, i rrita i edukova, boll me sherre politike”. Unë rrita fëmijët e shtetasve grek, i mbaja në supet e mija dhe ata ma besuan me shpirt se isha Shqiptare, nuk rrah e keqtrajtoj fëmijë. Unë respektova lekun që më dhanë. Unë pastrova shtëpitë dhe nxora lekë të pastër, djersë. Mua me dolën krahët nga qylymët, por ishte hallall lodhja se ishte buka e fëmijëve të mijë, nuk më detyroi kush. Kjo jam unë femra dhe nëna Shqiptare në Republikën Greke. Gjithë këtë mal me flori e vlera pse ma mbytin televizorët, gazetat, llafazanët që flasin që emrin tim. Nuk di unë jetën time dhe gjuhën e vendit ku jetoj? Bëni mirë të më dëgjoni dhe jo të flisni në emrin im për tu dukur modern nga fjala *emigrantë. Pra unë si emigrante në Greqi, falënderoj veten që ushqeva veten, familjen time atje, dërgova ilaçe atje, dërgova para për prona të vjedhura që si gëzova kurrë ne atdhe dhe kur më thërresin të flas, më trajtojnë sikur isha në pus dhe jo në dritë. Sikur nuk jetoj në vendin ku lindi; Demokracia, filozofia, tragjedia e lashtë Greke, lojërat Olimpike, betimi i Sokratit ku japin betimin gjithë mjeket e botës, vendi ku lindi gjuha mjekësore. Fitova një atdhe të ri, më lini të jetoj dhe ta shijoj. Boll me sherre, nuk nxorëm gjë, dua harmoni ndër shtetërore.“Pyeta zotin a ka shpresë dhe çelën lule bajamet” [Nikos Kazantzakis]
PROPOZIME
1-Krijimin e Librit “Historia e Emigrantit” të ardhur në Republikën Greke deri në vitet 1995 i emëruar si brezi i parë i emigrantëve Shqiptare këtu. Ç’do shqiptar me CV-në , fotografi, të dhëna të sakta dhe shkruar saktë dhe shkurt të depozitojë udhëtimin e tij në Greqi. Fëmijët tanë duhet ta dinë historinë tonë nga ne jo si ne qe nuk dinim asgjë për askënd dhe paguam për dëme që nuk i shkaktuam kurrë ne! Kjo të realizohet nga Ministria e Kulturës Shqiptare pasi është histori dhe jo letërsi nën mbikëqyrjen e gjuhësorëve Shqiptarë.
2-Të propozohen ç’do vit përpara emigrantëve këtu kandidatura e: “Emigrantit për dekorim”. Pasi të aprovohet në seancë të hapur dëgjimore ti propozohet për Dekorim Presidencës Shqiptare.
3-Te publikohet për herë të parë lista e Inteligjencës Shqiptare me studime të larta në shtetin Grek. Plot krerë të shtetit tonë të shkuar e të tanishëm kanë studiuar në Greqi, si Sami e Naim Frashëri e deri tek krerë të sotëm. Kështu, Shqiptarët e germave që atëhershëm e të sotëm të jenë bashkë si pasqyrë mburrjeje për fëmijët tanë, në çdo situatë që do vijë.
4-Të krijohet Forumi i vetëm Shqiptar në emigracion. Jemi në shumë degëzime. Shumica bën fuqinë. Veç dhe pak, asgjë nuk arritëm.
5-Ti propozohet Kryeministrisë Shqiptare që ashtu siç e parashikon kushtetuta jonë, përfaqësues të emigracionit jo më shumë se dy, të lexojnë në seancë parlamentare zërin e shkruar të emigrantit në Greqi 1 herë në vit. Koha dhe minutat parashikohen nga protokolli i parlamentit. Boll na telendiset nëpër gazeta që varen në tela. Duhet te kemi podium dhe zë.
6-Ministria e Arsimit të dekoroje fëmijët shqiptar të emigrantëve të cilët shquhet për arritje kudo në arsim, art, kulturë, sport, dhe megjithëse arsimohet në Republikën Greke është dygjuhësor, pra është Ambasadori/ja e vogël por i ardhshëm i vlerave të Kombit Shqiptar në mbarë botën.
*Depozitoj fjalën time të shkruar në shqip, në katër faqe, të firmosur personalisht nga unë përpara organizatorëve të këtij aktiviteti, pasi keqbërës, mund të devijojnë nga idetë e mija nga Shqip në Greqisht. Jam e diplomuar për gjuhën Greke pra e përkthej vetë ose mund ta përkthejnë ekspertët gjuhësorë sipas shtetit përkatës. Gjuha publike do shumë kujdes në administrimin e saj!
* Fjalimi i mbajtur e mbajtur në aktivitetin e organizuar nga organizata e Grave: “JETA” në bashkëpunim me Federatën e Shoqatave Shqiptare në Greqi.