Ëndrra e rinisë realitet në moshën 55-vjeçare, studentja: Nuk është akoma vonë për të filluar diçka

Në Universitetin Aleksandër Moisiu të Durrësit një studente e veçantë po kryente procedurat e regjistrimit në degën e psikologjisë.

Saimira Belba, 55 vjeçe nënë e tre fëmijëve, këtë vit akademik vendosi të realizojë ëndrrën e saj të rinisë për të ndjekur studimet në psikologji. Pas gati 38 vitesh shkëputje nga shkolla, Saimira vendosi t’i rikthehet sërish studimeve tashmë edhe me bagazhin e eksperiencës së jetës së saj dhe kontakteve me njerëzit, që me sa duket e kanë shtyrë të realizojë ëndrrën e saj.

Ndonëse në fund të moshës së mesme, Saimira ka dëshirë që kualifikimin në psikologji ta përdorë të mbështetje të njerëzve, ashtu sikurse familja e saj e mbështetën të realizonte ëndrrën e saj. Në fund studentja 55-vjeçare ka një mesazh për të gjithë ata që dikur i kanë lënë mënjanë ëndrrat e tyre për të vijuar arsimin e lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Mesazhi im është që; nuk është akoma vonë për të filluar diçka që e ke lënë pezull për të bërë diçka të mirë në jetë dhe të investosh për veten tënde”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?