Engjëjt” e “Victoria Secret” sfidojnë të ftohtin e Romës (FOTO)

 

Engjëjt” e “Victoria Secret” kanë sfiduar të ftohtin duke e kthyer kryeqytetin italian në shfaqje mode në reklamen e tyre më të re për festat e fundvitit. “Engjëjt”, mes tyre edhe Behati Prinsloo, Lily Aldridge, Martha Hunt, Jasmine Tookes dhe  Taylor Hill, shfaqen përpara kamerës vetëm me të brendshme.  Pavarësisht se shumicën e kohës ato e kalojnë në vende me klimë tropikale, vajzat ia kanë dalë shumë mirë që të realizojnë edhe reklamën e festave në Romë, në disa prej atraksioneve të kryeqytetit italian. Për herë të parë reklama është prezantuar në eventin e “Victoria Secret”, por është publikuar për të martën në mbrëmje, natë kur është shfaqur i gjithë eventi në televizion.

SHKARKO APP