Era e fortë dhe dallgët detyrojnë largimin e pushuesve nga plazhet e Vlorës

Kushtet e rënduara atmosferike, me erë të fortë dhe dallgë të larta, kanë detyruar qindra pushues të largohen nga plazhet e Vlorës këtë të diel. Rojet e plazheve kanë ngritur flamurin e kuq, duke ndaluar hyrjen në det për shkak të rrezikut.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe turistëve të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e rojeve bregdetare. Dallgët e fuqishme dhe rrymat detare konsiderohen një kërcënim serioz për jetën. Apelohet për shmangien e notit dhe aktiviteteve detare derisa moti të përmirësohet.

Largimi masiv i pushuesve ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh, që shtrihen për kilometra nga zona e Zvërnecit drejt qytetit të Vlorës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?