Ergys Agasi në pranga, Balliu: Ora e tij e dorës kushtonte sa një apartament në Tiranë

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu komenton arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi, duke e cilësuar atë një zhvillim të rëndësishëm, por të pamjaftueshëm për të goditur të gjithë mekanizmin që, sipas tij, qëndron pas kapjes së shtetit. Sipas tij, Agasi kishte krijuar një ndikim të gjerë si ndërmjetës mes strukturave shtetërore dhe krimit të organizuar.

”Kemi më shumë se 4 vite që e denoncojmë me emër Ergys Agasin në rolin që i është caktuar atij nga Edi Rama. Ai vetë është i pavlerë, por fenomeni i tij ngre pikëpyetje. Ergys Agasi kishte mundësi të drejtonte AKSHI-n, Policinë e Shtetit, të emëronte drejtorinë e policisë sepse përfaqësonte direkt Edi Ramën në raport me krimin e organizuar, por edhe në instanca shtetërore. Ai njihej si eminenca gri e Edi Ramës”,-tha Balliu.

Duke iu referuar lidhjeve të Agasit me drejtues të Policisë së Shtetit, Balliu përmendi edhe arrestimin e tij së bashku me Ulian Shpatarakun, të cilin e cilësoi si të afërt me ish-drejtuesin e Policisë, Ilir Proda.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Agasi besoj se është goditur individualisht, pra nuk është ndalur fenomeni i tij. Ilir Prodën e emëroi Ergys Agasi drejtor Policie, ndërsa Agasi u kap me Ulian Shpatarakun, i cili është krahu i djathtë i Prodës. Vetëm ora e dorës që mbante Agasi kur u arrestua ishte mbi 350 mijë euro. Aq kushton një apartament në Tiranë dhe as ato nuk i blejnë dot, kurse Ergys Agasi apartamentin e një çifti të ri sot e mbante në kyç. Këtu faktohet pasuria e çmendur që ata kanë bërë në kurriz të shqiptarëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?