Ambasada amerikane: U konfirmua! Mirëpresim ambasadorin Eric Wendt në Shqipëri

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas konfirmimit të Gjenerallejtënantit në pension Eric Wendt si ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Sipas ambasadës së SHBA-së, në fokus të mandatit të tij pritet të jenë siguria e përbashkët, forcimi i NATO-s dhe promovimi i marrëveshjeve të drejta për bizneset amerikane, në përputhje me vizionin e Presidentit Donald Trump.

U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?