FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erion Braçe: Ambasadori gjerman nuk mungon kurrë në përkujtimin e masakrës së Borovës

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar lidhur me vizitën e ambasadorit të Gjermanisë në Shqipëri, i cili çdo vit merr pjesë në ceremoninë përkujtimore në Borovë të Ersekës, në nderim të 107 shqiptarëve të vrarë nga forcat naziste gjermane në vitin 1943. Sipas Braçes, ambasadori gjerman nuk ka munguar asnjë vit në këtë ceremoni përkujtimore, duke përcjellë mesazhin se dhuna dhe krimet e nazizmit duhet të kujtohen vazhdimisht, në mënyrë që të mos përsëriten më kurrë.

Postimi i plotë

Ky është ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, gjermanisht për Shqipërinë! Në Borovë dhe nga Borova;

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhuna dhe krimet e nazizmit në Shqipëri e kudo kujtohen që të mos përsëriten më kurrë! Çdo vit, më 6 korrik, ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri është në Borovë/Ersekë për të kujtuar 107 shqiptarët e vrarë në masakrën e nazistëve gjermanë në vitin 1943. Cilido ambasador gjerman që ka qenë këtu nuk ka munguar kurrë në Borovë në ditën e masakrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai nderon përulësisht shqiptarët e Borovës dhe përcjell mesazhin e qartë: të parandalojmë që historia të mos përsëritet më kurrë. Sinqerisht, është frymëzuese. Ajo që më bën habi ka të bëjë me faktin se si, në vite të zakonshme, madje edhe në përvjetorë të plotë, nuk kam parë në Borovë një kryeministër, ministër apo deputet, të majtë apo të djathtë, me të njëjtin mesazh kundër dhunës, e cila në rastin e nazizmit ka qenë ekstreme dhe gjakatare.

Qëndrimi kundër dhunës është konstante e Gjermanisë si vlerë e Bashkimit Evropian. Është ndër të parët përfaqësues gjermanë dhe evropianë që flet shumë qartë: mbrojtja e interesave legjitime që lidhen me ligjin dhe zbatimin e tij, si dhe me natyrën dhe mbrojtjen e saj, janë vlera evropiane të Bashkimit Evropian. Dhuna jo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 611 (12.1%)
Jo 4444 (87.9%)

Vota totale: 5055