Erion Braçe hap letrat: Çmimi i sigurimit të makinave është rritur, AMF favorizon kompanitë e sigurimit dhe jo qytetarët

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka ngritur shqetësime lidhur me rritjen e çmimit sigurimit të automjeteve, duke e cilësuar atë si një abuzim ndaj qytetarëve dhe një dështim të institucioneve rregullatore. Braçe thotë se çdo ditë përballet me ankesa nga qytetarët, të cilët, pavarësisht se nuk kanë pasur aksidente, po paguajnë çmime më të larta për sigurimin e makinës. Sipas tij, një qytetar i ka dërguar faturën e policës së sigurimit, e cila ishte rritur mbi 20 mijë lekë, edhe pse kishte një vit pa asnjë aksident.

Postimi i plotë

Në punë, në Kuvend, përgjigjja e njerëzve: Erion, nuk ka bonus, çmimi i polices së sigurimit të një makine u rrit, nuk u ul! Këto janë blerjet e një qytetari, mi dërgoj ai, mu betua se nuk kishte bërë asnjë aksident një vit më parë, por çmimi ju rrit në mbi 20 mijë lekë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë paralajmërova në Kuvend në nëntor, rregullorja e AMF për faktorët e riskut me efekt mbi çmimin e një policë sigurimi është e shbalancuar në favor të kompanive dhe nuk shpërblen ata që sillen ligjshëm e mirë në rrugë; një marrëveshje e ndaluar mes kompanive të sigurimit zhbën edhe këtë rregullore!

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot mësova në Kuvend se rezolutat e komisionit të ekonomisë për AMF dhe Autoritetin e Konkurrencës, janë hequr nga rendi i ditës; propozonin mbrojtjen e qytetarëve që kanë një makinë nga abuzimi i kompanive te sigurimit!

Ky është rasti tipik kur parlamenti zhvlerëson veten; zhbëhet plotësisht roli i parlamentit në procesin kontrollues të ushtrimit të pushtetit e zbatimin e strukturës rregullatore, veçanërisht në funksionimin e tregjeve e mbrojtjen e qytetarëve nga fuqia e tyre-tregjeve.

Zbehet roli i komisioneve parlamentare, Komisionit të Ekonomisë në këtë rast që rrëzohet keq, thyhet, para abuzimit të tregjeve dhe kapjes së autoriteteve rregullatore! Nuk ka më keq se sa të mos mbrosh njerëzit që të kanë zgjedhur!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?