Erion Braçe mesazh prekës për Dritan Hoxhën: Një vizionar që bashkoi shqiptarët përmes gjuhës dhe teknologjisë
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reflektuar mbi figurën e një prej vizionarëve që ndikoi rrënjësisht në mënyrën si shqiptarët komunikojnë dhe bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, Dritan Hoxhën, themeluesin e Digitalb, Top Media dhe Top Channel.
Ai ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të ndjerë në kujtim të Dritan Hoxhës, duke e vlerësuar jo vetëm si themelues të një prej platformave më të mëdha mediatike në vend, por edhe si një vizionar. Socialisti e mbyll mesazhin duke thënë ”Ti e bëre gjuhën shqipe të ndjehet në çdo shtëpi shqiptari, kudo në botë”.
Postimi i plotë
Si je, Tan? Po ndodh gjë aty lart? Mbërrin vallë zhurma nga këtu poshtë? Ndoshta jo… Më mirë jo!
E mban mend kur krijove Digitalb? Duke nxituar, vrapuar, shpesh përpara ligjit, me ëndrrën e madhe për të bashkuar shqiptarët kudo që janë – në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, Itali, Gjermani, Amerikë, Kanada. Të gjithë, përmes gjuhës shqipe. Të lidhur e të bashkuar nga ajo që na përkufizon më shumë se çdo gjë tjetër: gjuha jonë.
A e di që ia dole? Bashkimi ndodhi! Përmes krijesës tënde vizionare dhe moderne, përmes teknologjisë, përmes njerëzve që e mbajtën këtë ëndërr gjallë. Ti e bëre gjuhën shqipe të ndjehet në çdo shtëpi shqiptari, kudo në botë.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

